INTERVISTË PËR “PRESHEVA JONË” ME KRYETARIN E KOMUNËS SË BUJANOCIT SHAIP KAMBERIN

Para së gjithash ju njoftoj se komesionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, ashtu sikurse edhe mekanizmat e tjerë regjional, si Këshilli i Europës dhe strukturat e BE-së, nga autoritetet lokale në Bujanoc, deputeti republikan, Këshilli Nacional dhe Këshilli për të drejtat e njeriut janë të njoftuar në mënyrë detaje për nivelin e realizimit të të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, thotër në fillim të intervistës për agjencinë informative “Presheva Jonë” kryetari komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi.

Bujanoc, 29 korrik/ AIK-Presheva Jonë

KAOSI POLITIK NË BUJANOC REZULTAT I ASDHTUQUAJTURIT KËSHILL NACIONAL DHE DISA ALBONOFONËVE

Presheva Jone: Z. Kamberi, deklarimin i znj. Navi Pillay, Komesionere e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut  se serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës së Preshevës len tgë kuptohet se për sitautën në luginën jnaë të shqetësuar jo vetëm qyetarët dhe liderët e ketyre trevave por edhe dnërkombëtarët?

Shaip KAMBERI: Para së gjithash ju njoftoj se komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, ashtu sikurse edhe mekanizmat e tjerë regjional, si Këshilli i Europës dhe strukturat e BE-së, nga autoritetet lokale në Bujanoc, deputeti republikan, Këshilli Nacional dhe Këshilli për të drejtat e njeriut janë të njoftuar në mënyrë detaje për nivelin e realizimit të të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Veç kësaj, përmes vizitave të drejtpërdrejta të komisioneve  të tyre në terren, këto mekanizma ndërkombëtarë kanë krijuar pasqyrën për pozitën e shqiptarëve në këtë rajon. Prandaj, deklarata e znj. Pillay, në këtë moment ka një rëndësi të madhe, posaçërisht për shkak të faktit se Serbia gjendet në prak të fitimit të statusit të kandidatit për në BE

Presheva Jonë: Si i komentoni iniciativat e të ashtuquajturit Këshill komabëtar serb në Bujanoc, rreth regjistrimit të vitit 2002 dhe pozitës së serbëve  në këtë komunë?

Shaip KAMBERI: Jam deklaruar edhe më hërët se këto janë iniciativa luftënxitëse dhe tendencioze që kanë për qëllim ngritjen  e tensioneve në këtë komunë dhe destabilizimin e kontrolluar të situatës  në Bujanoc. Fakti se organet shtetërore mbeten të shurdhra para këtyre qëllimeve të proklamuara serbe lënë hapësirë për dyshim se institucionet republikane ndoshta frymëzojnë këto iniciativa për të krijuar hapësirë politike se në Bujanoc nuk janë  të pakënaqur vetëm shqiptarët po, edhe serbët, dhe në këtë mënyrë për të amortizuar kërkesat e tona politike. Në esencë, forca të caktuara serbe në Bujanoc,  edhe më tej refuzojnë të ballafaqohen me realitetin se ata janë pakicë në këtë komunë dhe se për këtë fajsojnë. Por, ata nuk marrin para sysh faktin se struktura e Kuvendit komunal nuk krijohet  sipas rezultateve të regjistrimit, por, sipas rezultateve të dala nga zgjedhjet e mbajtura, kështu që në këtë mënyrë çfarëdo iniciative e tyre është e pashpresë. Megjithatë, këto mekanizma ilegale politike serbe, dëshirojnë të krijojnë  hapësirë më të volitshme për serbët  në procesin e ri të regjistrimit që duhet në serbi të fillojë në tetor të këtij viti, në të cilin, besoj, do të përballemi me probleme nga më të ndryshmet.

PreshevaJone: z.Kamberi,në Bujanoc, në skenën politike shqiptarë ndodhën disa lëvizje, u krijua një subjekt i ri, i dalë nga radhët e PVD-së. Ju inicuat procedurën e ndryshimeve kadrovike, megjithate  në KK ato nuk hasën në përkrahje ?

       Shaip KAMBERI: Ndryshimet e iniciuara kadrovike brenda skemës së administratës dhe udhëheqjes në Bujanoc ishin pasojë e keqpërdorimit të mandatit të marrë nga disa këshilltarë komunal dhe funksionerë të kësaj komune, të cilat postet dhe vendet në Kuvend I  kishin siguruar përmes PVD-së, përkatësisht LPD-së. Dalja e këtyre personave prej partive nga të cilat janë nominuar dhe emëruar, gjithkund, ku funksionojnë normat elementare të moralit edhe në politikë, do të duhej të ishte përcjellur edhe me dorëheqjet nga postet që po i mbajnë.  Mjerisht, këto rregulla elementare të moralit politik nuk janë respektuar.  Problem tjetër paraqet edhe fakti iekzistimit të në asigurie në vetë sistemin electoral në Serbi, sepse, nuk ndodhë askund që në zgjedhje të dalësh me regulla të caktuara, të cilat ndryshohen në mes të mandatit. Kjo pasiguri juridike që në këtë rast dëmton patitë politike dhe arsyet e sipërpërmendura orientuan iniciativën e partnerëve të Koalicionit nga radhet e partive politike shqiptare, e përcjellur edhe me 18 nënshkrimet e këshilltarëve shqiptarë, por, e cila nuk kaloi në votimin e fshehtë rezultati përfundimtar I të cilave ishte pasojë e influencave të ndryshme. Të njëjtit individë, që kanë inicuar këtë përçarje nëpër konferencat te tyre për shtyp kanë shpërndarë idenë se vetëadministrimi local në Bujanoc është “antishqiptar dhe joefikas”. Prandaj, në vetë seance e KK-së edhe kam  pyetur: Pse me ngulm dëshironi të mbeteni pjesë e pushtetit antishqipttarë dhe joefikas? Por, në arsyetimin, vetë ideatori i kësaj përçarje deklaroi se as ai, as subjekti të cilin po tenton ta krijojë, nuk e konsiderojnë pushtetin antishqiptare e as joefikas. Kjo shton edhe një pyetje tjetër mandej: Pse atëherë duhet të ndaheshin nëse në funksionimin e pushtetit komunal dhe të PVD-së nuk ka elemente antishqiptare dhe joefikasitet, cili është motive I vërtëtë I kësaj ndarje? Dhe përgjigja është mëse e qartë: Ambiciet personale për pushtet dhe asgjë tjetër.

        Presheva Jone: Po pra se akuzat vinin nga njerëz, të cilët deri dje kanë qenë vet pjesë e pushtetit, madje edhe janë më tej?

               Shaip KAMBERI:Intrigantët vërtetë kanë imagjinatë të bujshme” ka shkruar Eqrem bej Vlora, në veprn e vet Kujtime. Mjerisht, kemi të bëjmë më forca të atilla të cilat nuk çajnë kokën për  moral politik. Ata jo vetëm që kanë qenë, por, edhe janë pjesë e pushtetit për tri vjet me radhë, kështuqë kur deklarojnë se “do ta vazhdojnë aty ku e lanë” ata publikisht pranojnë se për këto tri vite nga ky pushtet kanë shfrytëzuar privilegjet, ndërkohë as që janë brengosur për punë, ide apo iniciativa  brenda komunës. 

           Presheva Jonë: A mendon PVD të inkuadrojë kuadro të rinj pas zhvillimeve të fundit në skenën politike?

Shaip KAMBERI: Po, sigurisht edhe në zgjedhjet e kaluara  në Bujanoc, kemi nisur angazhimin e një numri më të madh të të rinjve si perspektivë e të ardhme së PVD-së dhe Bujanocit. Kemi të bëjmë me kuadro të reja dhe të afta për tu ballafaquar me sfidat të cilat i kemi. Prandaj, edhe në zgjdhjet e reja partiake, do të krijohet hapësirë e re për të rinjtë. Për shkak të orientimit tim ndaj të rinjve, shpeshherë kamë qenë i kritikuar po  “udheheq pushtetin me fëmijë”, ndërkohë që tash,më kopjojnë. Kjo për mua paraqet dëshmi të qartë se edhe atëherë, edhe tash kemi pasur qasje të drejtë ndaj rinisë.

            Presheva Jone: Komuna paralajmëron fillimin apo dhe vazhdimin e realizimit të disa projekteve të rëndësishme të infrastrukturës?

                  Shaip KAMBERI: Projekti më kapital që po realizohet këtë vit është ndërtimi I shkollës fillore në Tërnoc, në lagjen e Strukarëve, në këto moment  janë nënshkruar kontratat për renovimin e objektit qendror të Sh. F. Muharrem Kadriu në Tërnoc, por, edhe të katit të parë të sh.f. Naim Frasheri në Bujanoc. Jemi në pritje të nënshkrimit të kontratës  për ujësjellësin Letovicës, asfaltimin e rrugës në fshatin Konçul, ka përfunduar salla e sporteve në Sh. M. Sezai Suroi, ndërkohë që lëshimi në përdorim do të bëhet në shtatorë.  Në bashkëpunim me banorët e fshatit Breznicë e poshtme kanë filluar punët në rregullimin e rrugës Breznicë e epërme-Breznicë e poshtme, në gjatësi prej mbi 2 km,  ndërsa e njëjta gjatë vjeshtës do të asfaltohet. Pritet që, pas disa investimeve të lëshohet në përdorim kanalizimi në Letovicë dhe LLuçan. Komuna ka në plan edhe fillimin e disa projekteve më të vogla që financohen nga buxheti vetanak apo donacionet

PËRKRAHIM QËNDRIMET DHE VEPRIMET E QEVERISË SË KOSOVËS DHE NATO-s NË VERI TË VENDIT

             Presheva Jonë: Çfarë mendoni për situatën aktuale në Kosovë në raport me Serbinë dhe zhvillimet rreth Vedriut, ku provokimet serbe  ?

                Shaip KAMBERI: Ne sikur edhe komuniteti ndërkombëtar përkrahim që cdo provokim apo provim destabilitetit t’i ipet prioritet dialogut për zgjidhjen e problemeve mes palëve. Provokimet e bandave serbe nuk bënë gjë Kosovës, pos atë që e kërkon popullata dhe qeveria e atjeshme me vite të tëra, që kufiri, ku kalonte kontrabanda dhe vepronin strukturat paralele bashkë me bandat kriminala serrbe të jet tash e tutje nën kontroll të SHBA-ve, NATO-s si dhe policisë së Republikës së Kosovës. Provokimet serbe i sollën edhe një sukses Kosovës, duke rikthyer komunitetit ndërkombëtar kah Kosova. Sidoqoftë ne pushteti lokla lnë Bujanoc, sikur edhe gjithë lidershipi shqiptarë i Luginës së Preshevës përkrahim qëndrimet e komunitetit ndërkombëtar dhe ato të Qeverisë së Kosovës për paqe dhe stabilitet në mbarë territorin e Kosovës..Prandaj,, besojmë se edhe Qeveria e Kosovës po ndërmerr hapat e domosdoshme për rivendosjen e sovranitetit shtetërorë në tërë territorin e saj. Këto masa, besoj se janë të harmonizuara me Bashkësinë ndrkombëtare, dhe sado që kjo paraqet një sfidë madhe, mendoj se ato kanë qenë të domosdoshme. Qasja e vendosjes së reciprocitetit në raport me Serbinë është e domosdoshme, por, jo vetëm në këtë sferë. Për ne, është e rëndësishme që parimi i njëjt të përdoret edhe në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të drejtat e tyre.

 

SHPËRNDAJE