« Hymë  në fushatë  me premtime jo euforike por të realizueshme dhe të sigurta. Ne ngazhohemi  për një presktivë më të mirë të rinisë dhe mbarë mpopullatës së shqiptare në Bujanoc, Preshevë dhe Medevegjë.  Sallat e mbushura në Bujanoc dhe Preshevë me qindra aderuas të PVD-së dëshmnonë jo vetëm besimin por edhe fitorën që do të arrijmë ne ketu në Bujanoc dhe në qytete e Kosovës Lindore.. »  ka deklaruar z.Kamberi agjencisë informative « Presheva Jonë »

Bujanoc, 14 prill

Kryetari i komunës së Bujanocit dhe njëherit bartësi i listës së PVD-së në këtë komunë Shaip Kamberi në sallën e vogël të Shtëpisë së kulturës në Bujanoc, shpalosi programin zgjedhor të këtij subjekti.

Kamberi, theksoi se programi i PVD-së është mjaft konceptual dhe ka si qëllim përmirësimin të standardve jetësore  duke filluar nga realizimi i tëdrejtave kombëtare, pastaj zhvillimet dhe avancimet e ekonomisë, kushteve socilae dhe bujqësore, infrastrukturën, arsimimin shqip, aktivtet kulturore, avancimin e një informimi profesional në shqip që sot mungon në Luginën e Preshevës, pastaj shëndetësinë, barazinë gjinore, pozitën e të rinjve dhe mbrojtjen ambinetit hapsinorë.

Siq nëvizuan edhe folësit tjerë sot në Bujanoc se komunna nën drejtimin e z. Kamberi gjatë viteve të kaluara janë investuar  rreth 12 miljon euro, ndërsa 80 për qind e këtij investimi është realizuar në venbanimet shqiptare, dedikuar kryesisht shkollava dhe infrastukturës.

Gjatë fjalimit të tij Kamberi tha se kemi bërë shumë investime kapitale, mirëpo „nuk mund të gënjejmë elektoratin se në Dobrosin do të hapim fabrikë dhe atje do të punësohen qindra punëtorë, madje me shume se banorë të fshatit, premtime qesharake, siq kan premtuar disa partiashë “.

Kamberi po ashtu gjatë ketij tubimi të PVD gjatë fushatës nuk do të tolerohen fyrjet  dhe ofendimet, kurse për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare tha se subjekti në fjalë do të përdorë të gjitha mjetet demokratike në bashkëpunim me fkatorin ndërkombëtar për përmirësimin e statusit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

SHPËRNDAJE