Kamberi dhe Beqiri pritën përfaqësues të shoqatave të mërgimtarëve në Zvicër

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit kombtarë të shqiptarëve Galip Beqiri, në pasditen e ditës së hënë në kabinetin e kryetarit të komunës pritën përfaqësuesit e LMT-së dhe të shoqatës “Agimi” në Zvicër, njofton agjencia informative “Presheva jonë”

Bujanoc, 26 korrik/ AIK-presheva jonë

Kryetari i komunës z.Kamberi dhe ai i KKSH z.Beqiri dje realizuan një takim me përfaqësuesit e dy shoqatave të mërgimtarëve “LMT” dhe “Agimi” në krye me udhëheqësit e tyre si dhe me bashkatdhetarë të fshatrave tjera të komunës së Bujanocit, me ç’rast patën rastin që të bisedojnë për zhvillimet e te gjitha proceseve në komunë,realizimin e projekteve infrastrukturore dhe projekteve tjera me rëndësi për qytetarin.

Bashkëatdhetarët tanë më pas vizituan punimet në ndërtimin e shkollës fillore “Muharrem Kadriu” Tërnoc, po ashtu vizituan edhe shkollën e mesme “Sezai Surroi” Bujanoc tani më e kompletuar edhe me sallën e sportive. / Enis Salihi

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni