Intervistë me kryetarin e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, Belgzim Kamberin për agjencinë informative “Presheva Jone”

 

 

“Politika shqiptare në përgjithësi, por sidomos ajo e Prishtinës zyrtare dhe e Luginës së Preshevës, ka vepruar viteve të fundit në atë mënyrë, saqë e defaktorizoi çështjen e Luginës së Preshevës, mbase e minimizoj edhe në nivel të brendshëm, e mos të flasim për ndonjë reciprocitet politik me serbët e Kosovës”, ka deklaruar kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës për agjencinëinformative kombëtare “Presheva Jonë”. Sipas z.Kamberi “Serbia nuk i avancon të drejtat e pakicave kombëtare sikur komunitete, porse i përkufizon ato në të drejta individuale duke i mohuar në esencë të drejtat e tyre kolektive.”

 


Preshevë, 9 nëntor 2012 –  Në një intervistë dhënë për “Presheva Jone” kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, Belgzim Kamberi, flet për situatën aktuale politike në Luginë, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe fati i Luginës, aktivitetet për 100-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar në Luginë dhe sa është unik faktori politik shqiptar i Luginës së Preshevës, në realizimin e verdiktit të popullit të shprehur në Referendumin e vitit 1992.

Presheva Jone”: Fillimisht z.Kamberi, meqë fjenden në krye të një orgnaiza joqveritare ku monitoron situatën në rajon, na përshkruani situatën aktuale të drejtave të njeriut dhe atë politikenë Luginë të Preshevës?

 

Kamberi: Bisedën po e filloj me  veprimet e e findit të xhandarmërisë serbe me rastin e kontrollimit të iautomjeteve para pak ditëve në hyrje të fshtatit Tërnoc dhe punimet e sotme në afërsi të Lluçanit, kane krijuar panic dhe pasiguri tek qytetarët shqiptarë të atyre trevave. Këto aksione cenojnë jo vetëm lirinë e qarkullimit,  por edhe janë në kundërshtim me normat dhe rregulloret vendore për kontrollimin e trafikut, si dhe me angazhimet e autoriteteve shtetërore, për garantimin e lirisë së qarkullimit dhe kontrollimin e trafikut nga ana e policisë lokale dhe republikane. Prandaj, Këshilli për të Drejtat e Njeriut konsideron se veprimet e xhandarmerisë serbe  nuk janë në funksion të krijimit të një mjedisi të qetë dhe të sigurt në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës; të proklamuara si synim, nga ana e qeverisë republikane. Në shumë sfera; si në atë politike, juridike dhe sociale; gjendja e përgjithshme vazhdon të jetë e vështirë për komunitetet jo-serbe, të cilët mbeten ende të diskriminuar në një shkallë mjaft të lartë. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja diskriminohen nga shteti sidomos në aspektin ekonomik. Ato kanë sot shkallën më të lartë të papunësisë në Serbi, ku statistikat dëshmojnë se janë pikërisht pakicat kombëtare ato që e dominojnë listën e papunësisë. Politikat neoliberale ekonomike të qeverive serbe kanë ndikuar në falimentimin e ndërmarrjeve shoqërore të dikurshme që punësonin një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Nga ana tjetër, sektori privat nuk ka kapacitete dhe mundësi për t’u zhvilluar, sidomos për shkak të rrethanave politike dhe ekonomike të rajonit. Në një situatë të një enklave të pashpallur dhe të tolerimit të krimit ekonomik dhe korrupsionit, si dhe të mungesës së sundimit të ligjit, pengohet edhe zhvillimi i politikave të tregut të lirë dhe të konkurrencës së barabartë. Përderisa papunësia thellohet çdo ditë më tepër, duket se shteti nuk ka vizion se si ta nxjerr rajonin nga mjerimi ekonomik dhe social, mbase aq më keq, nganjëherë shihet se edhe nuk ka vullnet politik për ta ndryshuar gjendjen mbretëruese.

Kur i përket të drejtave të njeriut, përderisa ka një progres simbolik në fushën e respektimit të të drejtave individuale, pothuajse nuk ka fare përmirësim në fushën e të drejtave kolektive. Serbia nuk shfaq vullnet të mjaftueshëm politik për t’i avancuar të drejtat e pakicave kombëtare sikur komunitete. Ajo përpiqet t’i përkufizojë ato në të drejta individuale duke i mohuar në esencë të drejtat e tyre kolektive. Në thelb, problemi qëndron te modeli kushtetues i Serbisë, që pasohet edhe me organizimin e tanishëm territorial dhe politik të shtetit, që nuk garantojnë të drejtat e duhura për komunitetet minoritare etnike, sociale etj.; por as zhvillim ekonomik për rajonet e margjinalizuara. Prandaj, Serbia duhet domosdoshmërisht ta ndryshoj Kushtetutën e saj duke e përshtatur me interesat e komuniteteve dhe rajoneve të margjinalizuara dhe jo vetëm me interesat e partive dhe grupeve dominuese politike dhe shoqërore. Pastaj, Serbia duhet të filloj më seriozisht të mendojë për modelet e rajonizimit dhe decentralizimeve që duhen zbatuar në vend. Politikat e deritanishme shtetërore të Serbisë pluraliste ilustrojnë më së miri vështirësitë e modernizimit të shtetit.

Presheva Jone”: Dialogu i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur. Cka pret Luginën e Preshevës nga ky dialog mendoni të i nkuadroheni ehde ju në ketë rpoces, megjithse zdhnësja e diploamcisësë BE z.Kocijancic ka pohuar për agjencinë tonë se kjo cështje cenka në duar të Dacicit dhe Thacit, apo ?

 

Kamberi: Ka pak gjasa, pothuajse aspak, që çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në këtë dialog, ngase korniza e tij përkufizohet në çështjen e Kosovës dhe përreth Kosovës me kufijtë e saj aktual. Problemi qëndron se si problem, konsiderohet, qasja e Serbisë ndaj Kosovës. Prandaj edhe ideja e “normalizimit të marrëdhënieve”. Përpjekja është ndryshimi i qasjes së Serbisë ndaj Kosovës, e jo e Serbisë ndaj Luginës së Preshevës, e aq më pak ndonjë ndryshim kufijsh. Pra, pazaret duhet të bëhen për Kosovën, e jo për Serbinë, apo për Luginën e Preshevës. Njëlloj, politika shqiptare në përgjithësi, por sidomos ajo e Prishtinës zyrtare dhe e Luginës së Preshevës, ka vepruar viteve të fundit në atë mënyrë, saqë e defaktorizoi çështjen e Luginës së Preshevës, mbase e minimizoj edhe në nivel të brendshëm, e mos të flasim për ndonjë reciprocitet politik me serbët e Kosovës.

 

 

Presheva Jone”: Çka mund të na thoni lidhur me aktivitetet për 100-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar në Luginë?

 

Kamberi: Fatkeqësisht, edhe këto aktivitete dëshmojnë sërish mungesën e institucioneve funksionale dhe profesionale vendore. Edhe njëqind vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar nuk arriti t’i bashkoj kapacitetet dhe resurset politike e profesionale shqiptare të Luginës së Preshevës për një organizim më të dinjitetshëm.

 

Presheva Jone”: Në këtë rajon u mbajt një referendum. Sa është unik faktori politik shqiptar i Luginës së Preshevës, në realizimin e verdiktit të popullit të shprehur në Referendumin e vitit 1992?

 

Kamberi: Subjektet politike shqiptare, si të tilla, nuk janë para së gjithash faktor politik. Pastaj, duke mos qenë në gjendje të krijojnë që sa vite një organ të vetëm të përbashkët funksional politik, ata mbetën larg mundësisë së realizuari çfarëdo synimi më të rëndësishëm politik, e mos të flasim për ta jetësuar vullnetin e shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992. Duke mos qenë në gjendje të realizojnë premtimet e tyre  “madhore”, subjektet politike shqiptare janë orientuar praktikisht në çështje më të “vogla”, duke i përdorur deklarativisht ato “madhore” për ta legjitimuar veprimin e tyre politik.

Metali Krasniqi

SHPËRNDAJE