Kalon kufirin me IPad !!!

Derisa po i afrohej kufirit kanadezo-amerikan, kanadezi Martin Reisch, kishte kuptuar që e kishte harruar pasaportën. Por, në vend se të kthehej për ta marrë, ai vendosi që të rrezikojë dhe me ndihmën e patentës së shoferit dhe kopjes së skanuar të pasaportës së vet të cilën e kishte në iPad, arriti pa problem të kalojë kufirin. Sipas shkrimit të innipeg Free Press, Martin më vonë në të njëjtën mënyrë u kthye në Kanadë.

Pasi që u përhap lajmi për këtë, kontrolli kufitar dhe doganor i SHBA-së bëri një deklaratë zyrtare në të cilën thoshte që fotografitë e skanuara apo digjitale të dokumentave nuk pranohen si formë e identifikimit, dhe se udhëtari i cili për të kaluar kufirin kishte përdorur vetëm fotografinë e pasaportës së vet, është gënjeshtër e kulluar. Pohohet që ky individ përveç patentës së shoferit është dashur të ketë edhe çertifikatën e lindjes të cilën zyrtari në kufi do ta shfrytëzonte për të përcaktuar identitetin dhe shtetësinë. Krejt këto Martin i komenton që kalimit të tij në këtë mënyrë me siguri i ka kontribuasr edhe fakti që kishin qenë festat si dhe disponimi jashtëzakionisht i mirë i zyrtarëve kufitarë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni