Policia e kufitare e Kakavijës, rreth 30 kilometra larg Gjirokastrës, bllokoi në të gdhirë të së dielës të paktën 70 kilogram lëndë narkotike e llojit marijuanë, ndërsa ka mundur të ndalojë një prej 4 posedueseve të kësaj sasie, të cilët po tentonin ta kalonin atë në shtetin fqinj, Greqi.

Sipas informacioneve të policisë lokale në vendin e quajtur “Gryka e Bogazit”, shërbimet kufitare të Kakavijës diktuan katër persona, të cilët po tentonin të kalonin kufirin grek me disa çanta në shpinë.

Polica kufitare është vënë në ndjekje të katër personave dhe ka mundur të ndalojë vetëm njërin prej tyre. Tre të tjerët, duke përfituar nga errësira, mendohet të jenë larguar në drejtim të shteti grek, pasi kane flakur çantat, që pas kontrollit rezultuan se ishin me lëndë narkotike.

Identiteti i personit të ndaluar nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ndërsa mësohet se i gjithe territori është nën mbikqyrjen e efektivave të policisë kufitare.

Polica ka gjetur në afërsi të fshatit Peshkëpi dhe makinën tip “Rover” AC 723PX, me të cilën realizohej transporti i lëndës narkotike.

SHPËRNDAJE