Gjatë një trajnimi për dorëshkrimet arabe dhe orientale në Kairo të Egjiptit, organizuar nga “Organizata për Dorëshkrime Islame”, isha pjesëmarrëse në këtë trajnim. Gjatë kësaj kohë u festua pavarësia e Kosovës në  hotel “Marriut”  në mënyrë ceremoniale zyrtare, dhe pata fatin që të jem pjesëmarrëse edhe në këtë manifestim.

 

Nga Dr. Hatixhe AHMEDI

Drjetpërsëdrejti nga Kairo

 

Kairo, 18 Shkurt/AIK-Presheva Jonë

Kosova është me ditë të ftohta dimri, bora ka mbuluar çdo skutë të këtij vendi, por ajo që e ngroh është përvjetori i festës së pavarësisë së këtij shteti. Shqiptarët gjenden kudo nëpër botë, në secilën pëllëmbë të tokës ata janë të shpërngulur, qoftë në lindje qoftë në perëndim. Ata gjithkund festojnë ditën e pavarësisë së shtetit të dashur të tyre, qofshin këto vende të mbuluara me borë dhe me acar apo qofshin të mbuluara me pluhurin dhe rërën e saharas.

Një manifestim që tuboi elitën intelektuale e politike të Kairos, u bë me rastin e festimit të festës së pavarësisë së Kosovës në Kairo, organizuar nga Ministria e Jashmte e Kosovës. Kjo festë u organizua në hotelin më të famshëm “Marriut” të Kairos. Hotel i cili gjenden në një pjesë të vjetër të quajtur “Zemalik”. Rruga që të shpie në këtë hotel duhet kaluar pranë sheshit të revolucinit të “pranverës arabe”, respektivisht sheshit famoz “Tahrir”.

Ndërtesën dhe ambietet e këtij hoteli i themeloi mbretëria shqiptare e Mehmed Ali Pashës. Ndërsa, atë natë këtij hoteli edhe më shumë famën ia shtonte flamuri i Kosovës i cili valëvitej në ambientet e këtij hoteli. Në hyrje të hotelit ishte vënë pllaka në të cilën shkruante se në këto ambiente kishte festë gëzimi, po festohej pavarësia e një shteti të ri, shtet nga i cili vinin edhe themeluesit e këtij hoteli.

Kjo ishte edhe ceremonia e cila u mbajt për herë të parë pas revolucionit të “pranverës arabe”. Në këtë ceremoni Prof. Dr. Beqir Ismaili kishte ftuar shumë personalitete me rëndësi politike dhe shoqërore, të cilët njëzëri iu kishin përgjegj ftesës së profesorit. Pra ishin prezentë personalitetet më të famshëm të Egjiptit duke filluar nga: udhëheqës, përfaqësues të partive të ndryshme politike, intelektualë të lëmive të ndryshme, si: shkrimtarë, poetë, publicistë, anëtarë të Parlamnetit, kandidatë për president të Republikës së Egjiptit, dhe shumë përfaqëses ambasadash të cilët e kanë bërë njohjen e Kosovës dhe të cilët nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës, një numër i madh i gazetarëve dhe publicistëve të medieve të shtypit, atyre televizive dhe elektronike. Andaj gjatë kësaj nate në këtë hotel ishte shtuar mbrojta dhe siguaria ndaja këtyre personaliteteve. Në mesin e tyre ishte edhe zv. Ministri i Jashtëm për çështje të Europës dhe Ballkanit.

Profesor Beqiri i priti me një ngrohtësi të madhe , shumica e tyre ishin njerëz të cilët e njihnin profesorin që herët, andaj sot i uruan nga zemra pavarësinë e shtetit të Kosovës.  Ata gjithnjë përsërisnin fjalët: “Pas revolucionit të pranverës arabe Kosova do të njihet edhe zyrtarisht nga qeveria e Egjiptit, ngase populli i Egjiptit që në fillim me zemrën e tyre e kishte njohur këtë shtet.”

Festimi i pavarësisë së Kosovës në zemrën e Kairos, e ndihmoi shumë edhe përkrahja e zgjedhjeve të reja të revolucionit arab, pjesëmarrja e anëtarëve të revolucionit, pjesëmarrja e institucioneve më të larta të Egjiptit në këtë manifestim, nënkupton një përkrahje dhe bashkëpunim në mes të Egjiptit dhe të Kosovës.

Gjatë intervistës me të, Prof. Beqiri na informoi se atij i erdhën edhe shumë telegrame urimi dhe telefonata nga personalite të larta të Egjiptit, këtë njëkohësisht e dëshmoi edhe pjesëmarrja e tyre në këtë ceremoni.

Në këtë manifestim gjithashtu u paraqit edhe ekrani ekektronik me fotografi të ndryshme me motive ekonomike, shoqërore dhe politike shqiptare, në mënyre që sa më për së afërmi populli egjiptas të njihet me shtetin e Kosovës.

Jehonën më të madhe në këtë ceremoni e bëri garimi i personaliteteve që të merrnin fotografi me dy vetë, pjesëmarrës dhe organizatorë të këtij manifestimi, një djal dhe një vajzë shqiptare që ishin vëlla e motër, e të cilët ishin veshur me kostume kombëtare kosovare, ata ishin Sumeje dhe Haki Ismaili. Këta dy të rinjë të veshur me veshje kombëtare dhe me sheqerka të vura secili në një sepet në vete, ku skajet e të dy sepeteve ishin të rethuara me flamuj të të dy shteteve, njëri ishte i rethuar me flamurin e Kosovës, e tjetri me flamurin e Egjiptit, u uronin mirëseardhje të gjithë të ftuarve. Ky peizash tërheqës e mbushi me lot diasporën shqiptare të Egjiptit, znj. Drita Taraku nga Gjakova e vërejta se iu mbushën sytë me lot, kur e pyta se: “përse po qante në këtë ditë gëzimi?”, ajo ma ktheu: “po qaj nga mallëngjimi dhe gëzimi se pavarësia e Kosovës po festohet me veshje kombëtare kosovare në zemër të Egjiptit.”

Profesor Beqirit iu desh të presë gati një orë, ngase vinin turma të mëdha njerëzish. Pas pritjes dhe përshëndetjes së një numri të madh ftuesish pranë flamurit kosovar i cili gjendej në hyrje të sallës, ai vajti drejt foltores dhe në këtë rast u interpretua himni kombëtar i Kosovës të cilin e pasoi ai i Egjiptit, ku pas kësaj ai e filloi fjalimin e tij, me çrast përshëndeti përfaqësuesit e Ministrive, Parlamentit, Ambasadorëve, personaliteteve intelektuale dhe politike, publicitare e informative, dhe tha:

“Pjesmarrja juaj është nder dhe respekt i madh për mua, në këtë ditë të festimit të pavarësisë së IV-të, e cila për herë të parë pas revolucionit të “pranverës arabe” në Egjipt, po mbahet në mënyrë zyrtare. Ky revolucin nga Egjipti u shpërnda në “pranverat arabe”, e që në fakt ishte revolucioni i cili e lulëzoi paqen në shumë vende arabe.  Prandaj sërish e falënderoj prezentimin tuaj në këtë ceremoni madhështore dhe kam respekt që t’ua përcjell juve në përgjithësi përshëndetjet dhe urimet në emër të Qeverisë së Kosovës, e personalisht nga Ministri i Jashtëm i Kosovës, z. Enver Hoxhaj dhe nga mbarë populli i Kosovës.”

Në vazhdim në pika të shkurtëra ai foli edhe për gjendjen aktuale të Kosovës dhe hapat se si Kosova arriti deri te pavarësia e saj, si dhe cilat janë hapat e ardhshëm të këtij shteti. Gjithashtu ai ceku edhe njohjen e Kosovës nga shumë shtete të njohura demokratike, dhe informoi popullin e Egjiptit për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare se: “Pavarësia e Kosovës  është legjitime.”

Ai tregoi gjithashtu se Kosova është një shtet i cili i plotëson kushtet për të qenë shtet i pavarur, meqenëse ka sistem të përkryer ekonomik dhe politik, dhe posedon pasuri të shumta natyrore. Kosova e mori  të drejtën e rrugës së pavarësisë së saj, ashtu sikur që morën edhe republikat e tjera të ish Jusgosllavisë  pas shkapërderdhjes së të gjithë republikave të ish Jugosllavisë.
Ai u bëri me dije se marëdhëniet midis Kosovës dhe Egjiptit janë shumë të lashta, ato kanë burimin dhe forcimin e tyre më të madh gjatë kohës së Mehmet Ali Pashës.
Ai ceku gjithashtu se në mes të Egjiptit dhe të Kosovës janë bërë një sërë marrëveshjes, ndërmjet institucioneve të Egjiptit dhe të Kosovës, gjë që dëshmon forcimin dhe bashkëpunimin në sferën politike, kulturore dhe ekonomike në mes këtyre dy vendeve.

Populli i Kosovës ka pritur një kohë të gjatë njohjen e shtetit të tij nga Egjipti, dhe tani pas revolucionit kur Egjiptit iu rikthye forca dhe qeverisja e tij e dikurshme metropolike brenda dhe jashtë shtetit, në të gjitha tokat arabe, populli i Kosovës pret edhe më shumë nga Egjipti që ta njohë shtetin e tyre, Kosovën,  duke vazhduar ndjekjen dhe vazhdën drejt shtegtimit të shtigjeve të shteteve demokratike të cilat e njohën më herët Kosovën.

Në fund Prof. Dr. Beqir Ismaili i falënderoi edhe njëherë të gjithë të pranishmit në emër të Ministrit të Jashtëm z. Enver Hoxhaj, duke i falënderuar ata dhe njëherë për pjesëmarrjen e tyre në festën e Pavarësisë së Repulikës së Kosovës së Pavarur.

Në fund pasuan urimet e tija për përparimin e shtetit të Egjiptit, për lirinë e tij e cila e çon drejt rrugës të udhërrëfimit dhe prosperitetit mbarëkombëtarë. Ky fjalim u përmbyll me duartrokitje të mëdha dhe respekt edhe më të madh për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Televizione të shumta vendore ishin prezent në këtë ceremoni. Shumica e këtyre kanaleve televizive morrën intervistë nga Prof. Dr. Beqir Ismaili dhe nga shumë ambasadorë të shteteve tjeran dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Egjiptit dhe kandidat për President.

Para ekraneve televizive u paraqit edhe Dr. Ejmen Nur, kandidat për president të Republikës së Egjiptit. Para gazetarëve ai u paraqit në këtë mënyrë: “Me kënaqësinë time më të madhe erdha që t’ia përcjell urimet dhe përgëzimet e mia Prof. Dr. Beqir Ismailit, dhe ti bashkangjitem gëzimit të tij, ngaqë gëzimi i tij dhe popullit të tij më gëzon dhe mua. Andaj dëshira ime gjithashtu është që përmes tij t’ia përcjell urimet e mia edhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës, z. Enver Hoxhaj dhe mbarë popullit të Kosovës.”

Në këtë manifestim ishte prezent edhe Dr. Mexhdi Husejn, gjithashtu kandidat për president i Republikës së Egjiptit. Gjatë intervistimit të tij nga ana e televizoneve ai në mes tjerash tha: “Unë më së shumti erdha ta përshëndes Prof. Dr. Beqir Ismailin, meqë jemi shokë dhe bashkëpunëtorë të kahmotshëm, që para pesëmbëdhjetë viteve, gjatë kohës kur unë isha kryeredaktorë i gazetës më të madhe opozitare në Egjipt, “AL- Sha’b”. Unë isha personi i vetëm i cili e dija se gazetari që shkruante në rubrikën javore për çështje të Kosovës me nofkë tjetër, ishte Prof. Dr. Beqir Ismaili. Kjo mënyrë e tij e të shkruarit ka vazhduar pesë vite me radhë. Këto janë deklarata që po i shprehi për herë të parë në këtë ambient, meqë më parë nuk kam pasur guxim që t’i shpreh këto të vërteta, sepse kam përjetuar vuajtje të shumta, e që në mesin e këtyre sfidave ishte edhe Dr. Ismaili, ngaqë edhe ai u ballafaqua së bashku me ne, gjatë këtyre kohëve të vështira.

Ambasadori Nebil Bedër, ish zv. Ministër i Jashtëm i Republikës së Egjiptit, një personalitet që tha se njihej me Profesor Beqirin para njëzet viteve, gjatë intervistës së tij, në mes tjerash tha: “Populli i Kosovës nuk e meritoi një vonesë të njohjes së shtetit të tij nga Qeveria e Egjiptit, por dihet se populli e njohu dhe e pranoi gjithmonë këtë shtet me zemër, e tani pas revolucionit erdhi koha kur u zgjodh Qeveria të cilën e zgjodhi vetë populli, kjo na bëhet e ditur edhe më shumë me lejimin e oragnizimit të një ceremonie të tillë zyrtare, gjë që sinjalizon se Qeveria e tanishme e Egjiptit shumë shpejt do ta njohë shtetin e Kosovës.”

Gjithashtu kurioziteti im ishte që të merrja mendimin e pjesëmarrësve të revolucionit të “pranverës arabe” në “Sheshin Tahrir”, me çrast i pyeta disa nga ata, ku disa kishin vizituar personalisht Kosovën, përgjigjja e tyre ishte: “Ne jemi shumë të gëzuar që Kosova po e feston Pavarësinë e saj, gëzimin tonë edhe më shumë na e shton kur kjo datë bie ndesh me datën e përvjetorit të Revolucionit të “Pranverës Arabe” në “Sheshin Tahrir”. Por përshëndetjet dhe mirënjohjet më të sinqerta i dërgojmë edhe Ministrit të Jashtëm z. Enver Hoxhajt, i cili me rastin e vizitës së tij në këtë shtet, këtë vizitë e filloi nga ky shesh historik, ndërsa dëshirojmë dhe shpresojmë që në vizitën e dytë të tij do të festojmë hapjen e Ambasadës së Kosovës në Egjipt.”

Ndërsa gjatë intervistës së Ambasadorit turk në Egjipt z. Hysein Avni dëgjova të thoshte: “Turqia është nga shtetet e para e cila e ka njohur shumë herët shtetin e Kosovës, ndërsa mesazhi jonë për Egjiptin është se Turqia e mirëpret që Egjipti të përcjell rrugën e Turqisë për ta njohur shtetin e Kosovës.”

Në këtë ceremoni në shenjë të ndarjes së gëzimit të përbashkët erdhën edhe shumë buqeta lulesh nga shumë parti politike.

Ndërsa turmat e personaliteve politike, intelektuale, publicitare dhe kulturore, gjatë largimit të tyre, tek po e përshëndesnin Profesor Beqirin urimet e tyre i kurorëzonin me fjalët: “Dhashtë Zoti e së shpejti të festojmë njohjen e Kosovës nga Egjipti” ose “Në vitin e ardhshëm të festojmë në Ambasadën Kosovare të Egjiptit.”

 

 

SHPËRNDAJE