ISMAJL KADARE: Të ruhet integriteti territorial i Republikës së Kosovës

NEFAIL MALIQI në bisedë me ISMAJL KADARENË

EKSKLUZIVE  për  “Presheva Jonë” : Se si e shef Shqipërinë, Kosovën  dhe shqiptarët në Ballkan 100 vjetë pas pavarësisë sipas shkrimtarit tonë të madh Ismajl Kadare, për agjencinë informative “Presheva Jonë” është shprehur i kënaqur, duke pohuar se “ kombi ynë në përgithësi ka arritur shumë suksese, sidomos decenive të fundit, në cdo sferë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe viset tjera të ballkanit. Pro, kjo nuk don të thotë të ndalemi këtu. Me suksese Shqipëria dhe Kosova duhet të vazhdojë.  Sepse shqiptarët sot gjenden në kulmin e zhvillimeve  dhe ato janë në rrugë të mbarë.

 

 

Bisedoi:  Nefail MALIQI

Paris, 10 shkurt / AIK-Presheva Jonë

 
Copëtimi i Kosovës, këmbimi i territoreve, ridefinimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë… etj., të gjitha këto propozime dhe  hipoteza, për shkrimtarin tonë të madh, Ismail Kadare nuk janë të panjohura, por ai, më shumë se ide, i quan spekulime dhe lojë me zjarrin për destabilizimin e rajonit. Ismail Kadare pajtohet plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe i bashkohet zërave të tyre për paprekshmërinë e kufijve, të cilat sipas shkrimtarit të njohur, janë “gjëra jo vetëm të ndjeshme në Ballkanin e përzierë, por edhe të rrezikshme për perspektivën e rajonit pas gjithë atij mundi, pas gjithë atij investimi, energjie nga ndërkombëtarët për promovimin e paqes dhe vënies së stabilitetit në rajon, pas gjithë atyre vuajtjeve dhe tmerrit që kishte përjetuar Ballkani këto vitet e fundit”. Duke mos dashur të hyjë në të tilla maskarallëqe, pazare, siç shprehet Kadare, me propozimet rreth ndarjes së Kosovës, ai është shprehur për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”, kategorikisht kundër ndarjes, që sipas tij, “gjithsesi duhet ruajtur integriteti territorial i shtetit, i Republikës së Kosovës dhe çdo pretendim për lëvizje të kufijve apo copëtim të Kosovës nuk do të ishte në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon”. Madje, sipas z. Kadare, “nisur nga historia, vuajtjet e popullit të Kosovës, sot nuk është duke u bërë aq sa duhet për këtë pjesë të Europës. Çdo angazhim për Kosovën nuk mjafton kurrë, sepse ajo e meriton shumë e më shumë…”. Më pas, duke komentuar situatën e nxehtë në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, Kadare, thekson se, “situata në Luginën e Preshevës është e papranueshme, ku popullata e atjeshme, shqiptarët etnikë në trojet e tyre, ende në këtë shekull ballafaqohen me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare. Prandaj, perspektiva e Luginës së Preshevës, sikur viset e tjera të Ballkanit, duhet të jetë drejt Europës, gjë kjo e cila mund të bëhet me një angazhim më të madh të përfaqësuesve të Luginës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Prandaj, po e përsëris se për popullin shqiptar, si në Kosovë, ashtu në Luginën e Preshevës, me një të kaluar me vështirësi të mëdha e me sakrifica, mund të themi se nuk është duke u bërë mjaft e aq sa duhet për ta, pasi ata meritojnë edhe më shumë. Nuk është kurrë shumë të bësh për ta. Është gjithmonë pak…” – thekson shkrimtari i madh në deklaratën për “Presheva Jonë”.

 

Ndërkaq, sa i përket vizitave të kreut të shtetit serb në Kosovë, Kadare thotë se, “ashtu si serbët e Kosovës që presin personalitetet e tyre të larta nga një vend fqinj, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë dhe dëshirë, bile së paku për të mos u harruar, që të vizitohen nga personalitetet tona nga Prishtina dhe Tirana”. Ndërkaq, në këndvështrimin se si e sheh Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Ballkan 100 vjet pas pavarësisë, Kadare thekson se ndihet i kënaqur, duke pohuar se, “kombi ynë në përgjithësi ka arritur shumë suksese, sidomos dekadën e fundit, në çdo sferë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe viset e tjera të Ballkanit. Por, kjo nuk do të thotë të ndalemi këtu. Me suksese Shqipëria dhe Kosova duhet të vazhdojë. Sepse shqiptarët sot gjenden në kulmin e zhvillimeve dhe ata janë në rrugë të mbarë. Përfaqësuesit e popullit tonë, dhe jo vetëm këta, por të gjithë ne bashkërisht: shkrimtarë, intelektualë, rinia, meqë gjendemi para një sërë sfidash, na presin edhe shumë detyra dhe përgjegjësi të mëdha për të ardhmen e kombit tonë, ndaj nuk duhet ndalur së punuari, duhet vazhduar misioni ynë për zhvillimin e kombit tonë, për një të ardhme edhe më të mirë dhe të sigurt e orientuar drejt Europës”.

 


13 Komente

  1. Albi, February 12, 2012:

    Veq peshtjellim pa asfar logjike,po s’ka faj kadare ka kohe qe i eshte ndalur ora e numrimit te kohes.

  2. Zyba Hysen Hysa, February 13, 2012:

    Une e kam thene me kohe, Kadareja flet si nderkombetar, bile”interesante” eshte letra e hapura per te diktuar se kush duhet te terhiqet, kush duhet te vendoset, por si duket nuk i ka kordinuar punet mire edhe me ta, se nuk i shkoi me Bashkine e Tiranes, pra ai flet vetem per te provuar gjallesine e tij, por ai ka kohe qe nuk i njeh e nuk besoj se shqetesohet per “sukseset” e Kosoves dhe Shqiperise, mendoj se ai duhet te na sugjeroje nje himn te ri, se mbase ai ekzistuesi ka sjelle prapesi, tekstin mbase e ben vete, se gjithe nje liber ia kushtoi rrezikut qe i kanoset kombit tone prej himnit, muziken besoj ndonje prift grek me motive serbe, do qe me e pershtatshme, se do perligjnin kishat greke pergjate Vorio Epirit dhe manasteret famekeqe qe kane mbire si cibane ne trupin e Kosoves, ashtu si edhe kryeministri do na ngreje nje monument te ri per te shtuar figura qe kane kontribuar ne coptimin dhe shitjen e trojeve tona etnike.

  3. Ilir, February 14, 2012:

    Lum Shqiptarizmi që ka Kadarenë.Bota na ka zili por ne nuk dimë ti nderojmë si duhet të mëdhenjtë e kombit tonë.

  4. xhema-ch, February 15, 2012:

    Kadare eshte dhe do te mbetet nje kolos i shkrimeve shqipe,Ai thote ate qe eshte e thohet ne qendrat e vendosjes dhe pik.

  5. Zyba Hysen Hysa, February 16, 2012:

    Une jo vetem qe e nderoj, por i kam lexuar gjithe veprat e tij e do te lexoj edhe ne te ardhmen, bile lus zotin te marre edhe cmimin “Nobel”, kjo eshte ne dobi te kombit, por kur eshte kaq me fame, duhet te ngreje qerin ne dobi te kombit e te mos pajtohet me cdo lloj marrveshje ne dem te tij. Ai eshte fotoja letrare shqiptare ne bote, ndaj zeri i tij eshte sa miljon zera bashke. Kete dua nga I madhi Kadare, jo se xhelozoj, kurren e kurres!

  6. Mendi, February 17, 2012:

    A Kadare nje her ka lind NENA SHQIPE,Rrofsh per jet e mot.

  7. Mendi, February 17, 2012:

    Veq edhe nje harrova ne vitet 80ta isha ne Skandinavi dhe Suedezet kishin kuptuar sa si ne Shqipetaret jemi te ndar ne shum shtete por vetum me librin e Kadares i lumtksisoi Kombit i duhen.

  8. LEKA I MADHE, February 17, 2012:

    Ne Luginene presheves nuk ma mere mendja qe kadare ka qene donjehere bile as mendja nuk i shkone me visitu ate por me lehte eshte me fole me shkua ai apo te tjret me visitu por deshira e jone eshte qe kadari le ta visitojne luginen e Presheves dhe ta shiqoje se ne qfare gjendje jane shqipetaret atje.Kurse Akademik Qosja ishte shume i qarte rrethe ndrrimeve te kufijve mes serbis dhe KOSOVES . Urime dita e Pavaresise se REPUBLIKES se Kosoves te gjithe shqipetarve e veqanarishte lugines se presheves.

  9. Naim A., February 20, 2012:

    Ai qe nuk kupton shkrimet dhe thenjet e I.Kadarese eshte vet fajtore,ta gjykoshe I.Kadarene ne menyre paushalle ashtu si e bejne disa eshte e patolerueshme,Shqipetaret duhen te mesohen me faktin se ne i takojme gjithesesi Europes, per ate edhe eshte shume me rendesi ta kuptojme ne menyre te drejte shkrimtarin tone te shquar Ismajl Kadare. I Uroje atij nje jete te gjate dhe vazhdimesi ne mbrojtjen e popullit Shqipetare

  10. iliri, February 20, 2012:

    Mirë paska thanë. Por jamë i bundur se “analizë” të tillë të bajn 90% e shqipëtarve. Nuk shof diqka të panjohur. Intervist e rëndomt………

  11. Dr. Sulejman Abazi, February 23, 2012:

    ÇËSHTJA E LUGINËS SË PRESHEVËS ËSHTË KALKULIM POLITIK ME VLERA HISTORIKE
    TA RUAJMË TËRËSINË TOKËSORE TË KOSOVËS, POR KURRË TË MOS HARROJMË LUGINËN E PRESHEVËS

    Këtë koment të shkurtër politik po e parashtrojmë që në fillim me dy pyetje konkrete: A do të luftojmë ne në rrugët më të pranueshme që Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e shtetit të Kosovës?
    Nëse angazhohemi seriozisht në këtë çështje me vlera kombëtare, a mendojmë ne se me këtë nuk respektojmë mendimin dhe qëndrimin e aleatëve që ishin vendimarrës në shpalljen e pavarësisë së Kosovës?
    Situata në veri të Kosovës ka hapur kartat në marrëdhëniet ndërshtetërore. Nga faktori ndërkombëtar, janë hedhur në tavolinë ide për rrugëzgjidhjen e konfliktit Serbi – Kosovë, deri në shkallën e njohjes së pavarësisë nga Serbia, duke testuar opinionin vendimarrës, siç deklaroi së fundi Busek “deri në ndërrim territoresh”. Gjithashu në këtë rrjedhë edhe Tadiç, ka hedhur idenë që, “jo të gjitha t’i marrë njëra palë dhe jo të gjitha ti humbas pala tjetër”.
    Në aspektin politiko diplomatik, Serbia gjendet në një pozitë konfliktuale. Nga njëra anë aspiron integrimin në NATO dhe në BE, nga ana tjetër, bën kauzë të përbashkët me Rusinë, kundër Kosovës nëpërmjet nxitjes dhe financimit të strukturave paralele, kryesisht në Veri.
    Çështja Mitrovicë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mbetet ende një “vrimë e zezë” e rajonit. Ajo mund të kthehet në precedent të përshkallëzimit të dhunës dhe destabilizimit të situatës. Serbia në këtë çështje ka marrë përsipër (me sa duket bashkë me faktorin ndërkombëtar) një çmim me efekte në ekstreme.
    Ajo që na shqetëson në këto kushte, nuk është problemi se, duhet apo nuk duhet të bëhet “këmbimi i territoreve”, sepse ky është një atribut i institucioneve të larta ndërkombëtare. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës, aktualisht janë të monitoruara nga faktori ndërkombëtar.
    Ajo që na intereson është fakti që, disa politikanë nga Prishtina ja kundërvënë me agresivitët problemin e Kosovës Veriore Luginës së Preshëvës. Këto janë dy probleme që, për ne shqiptarët, janë shumë të qarta. Lugina e Preshevës është pjesë e shkëputur nga trungu i Kosovës, është një pjesë me etnos dominues shqiptar. Për ne, çështja shtrohet të mos e lëmë të anashkaluar Luginën e Preshevës.
    Ajo të jetë në të gjitha aspektet pjesë e kujdesit të shtetit shqiptar të Kosovës dhe partive politike e shoqatave atdhetare. Nuk është e mjaftueshme vetëm për të prezantuar një libër, për manifestime folklorike, as për premtime vizash e pasaportash, për premtime që mbeten vetëm fjalë në letër. Lugina e Preshëvës ka nevojë për një përkujdesje të veçantë, sepse ka mbetur padrejtësisht brenda shtetit serb dhe duhet të jetë prioritet i prioriteteve për çdo shqiptar.
    Shikojmë që ka një marketing politik, në garë që kush të hedhi ide në bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Brenda kësaj fasade, të tjerë alarmohen se mos nga kjo përkujdesje i mbetet hatri faktorit ndërkombëtar dhe prishen balancat në negociatat me Serbinë(!). Pasojat po bien mbi popullsinë shqiptare të Luginës, e cila po ndihet e braktisur dhe e harruar. Nëse akademik Qosja, sipas pikpamjes së tij, ose dhe dikush tjetër, shtrojnë alternativën “e ndërrimit të territoreve”, të cilën e vlerësojnë si “të keqen më të vogël drejt një zgjidhje historike”, është e papranueshme që të kalohet në ligjërime denigruese të personalizuara, pa dhënë kurrfarë shpjegimesh dhe opsionesh, të cilat do të sqaronin problemin.
    Sipas meje, të gjitha “argumentet” nuk vijnë nga analizat e qeta e të sakta nga institute apo qarqe akademike, por nga militantë partiakë, patriotë ose “psudo” të tillë. Ky është një problem që kërkon angazhim më profesional politiko – diplomatik të faktorit shqiptar kudo ku gjendet. Le të flasin ata. “Pseudot” kanë dëshmuar se, mund të kenë lexuar diku ndonjë libër të pluhurosur dhe vetëm kaq.
    Ky është një problem madhor kombëtar, jo problem kafenesh apo romnatizmi politik, as i mburrjeve tipike shqiptare. Çështja e Luginës së Preshevës është dhe duhet të jetë një kalkulim politik me vlera historike, për t’i hapur rrugën një herë e mirë Ribashkimit Kombëtar.

    UNIKOMB – TIRANE

  12. Musli Krasniqi, February 26, 2012:

    per Integritetin teritorial te kosove. po ta pyesnim rexhep qosiqin ateherë mitrovicen duhet te ja jipnim serbis e Lugina e presheves ti bashkohet Kosoves. Po ështe fat shum i madh që Qështja e Kosoves nuk asht ne duart e qosiqit…….

  13. arusha, April 19, 2012:

    o komunistin e nanes ta qifsha  edhe ty  tka met me fol per integritetin teritorial te kosoves 

Komentoni