SALLA E OKB-së NË GJENEVË DUKE PRITUR ARTISTIN E MADH SHQIPTAR MIRUSH KABASHIN PËR T’JU RRYFYER SOKRATIN NË SHQIP

“Socrati” me Mirush Kabashin folën shqip në Pallatin e OKB-së në Gjenevë

Teatri i OKB-së në Gjenevë sonte kishte një befasi, mysafirin special nga Tirana, kësaj radhe as president e as diplomat, por  aktorin tonë të mirënjohur Mirush Kabashin i cili para një publike ndërkombëtar  rrëfeu “Apologjinë e vërtetë të Sokratit”. Në  shfaqjen e “Socratit..” muarën pjesë edhe tre ambasadorë shqiptarë në Zvicër  Sejdi Qerimaj (OKB)  Mehmet Elezi (Bernë) dhe ai i Republikës së Kosovës  Naim Malaj në Bernë. Të pranishëm ishin edhe Kassym –Jomart Tokajev, drejtor i OKB-së dhe Georges J.Kaklikis ambsador grek, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Gjenevë/UNO, 2 tetor

 

Me rastin e 100-vjetori i pavarësisë i ftuar nga misioni shqiptare pranë OKB-së, sot në mbrëmje në Pallatin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë para qindra pjesëmarrësve u prezantua shfaqja teatrale “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, ku kësaj radhe para ndërkombëtarëve dëshmoi aktrimin e shkëlqyeshëm  aktori ynë i madh Mirush Kabashit

 

Shfaqja e sontme në Pallatin e OKB-së “Apologjia e vërtetë e Sokratit” (La véritable apologie de Socrate) e luajtur nga artisti Mirush Kabashi u prit me një interesim të madh nga publiku zviceranë dhe ambasadorë të vendeve botëror e diplomatë ndërkombëtarë. Përveç publikut zviceranë dhe shqiptarë e grkë shfaqja e “Sokratit…” u ndoq edhe nga tre ambasadorë shqiptarë në Zvicër: Sejdi Qerimaj (OKB), Mehmet Elezi (Bernë) dhe ai i Republikës së Kosovës Naim Malaj në Bernë.

 
Të pranishëm ishin edhe Kassym –Jomart Tokajev, drejtor i OKB-së dhe Georges J.Kaklikis ambasador grek. Pjesëmarrësve i pari ju prezantua duke i përshëndetur z. Jomart Tokajev drejtor i OKB-së, i cili foli për vlerat e kulturës në Ballkan si vlera të përbashkëta, virtyte këto të OKB-së respektit të të drejtave të njeriut, të së kaluarës dhe perspektivës së këtyre vendeve, në këtë rast të Shqipërisë dhe Greqisë.

Po ashtu para publikut fjalën e morën edhe dy ambasadorët e misionit shqiptarë dhe atin grek. Të cilët folën për kulturën dhe bashkëpunim e mirë kulturo mes dy vendeve si dhe shfaqjen e “Sokratit” nga një autor grekë dhe aktor i shkëlqyeshëm shqiptarë. Në fund të shfaqjes me pak fjalë përshëndeti të pranishmit edhe aktori ynë Kabashi.

 

Ambasadori shqiptarë në OKB z.Sejdi Qerimaj ka thënë se “prezantimi i “Antologjisë…” në Gjenevë e kishte rëndësinë e vetë, pasi më shumë se një shfaqje teatrore, e ka rëndësinë e vet kombëtare dhe artistike në një qendër evropiane, pikërisht në një institucion ndërkombëtar, në OKB ku u ndoq me një interesim të madh nga publiku shqiptarë, zviceranë dhe ai botëror.”

“Shfaqaj e “Apologjinë…” në Kombet e Bashkuara ka peshën e vete më dicka më shumë se një dramë kulturore,  por edhe artistike dhe kombëtare e aranazhuar  nga misioni shqiptar në Organizatën e  Kombeve të Bashkuara, për cka unë flanderoj nga zemra misonin shqiptarë dhe publiku  shqiptarë dhe gjithë stafi i OKB-së dhe ambasadorë e diplomatë botëror që kishin ardhur të më ndiqnin..” i ka deklaruar pas shfqajes artisti ynë Mirush Kabashi agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”.

 

Do theksuar se   «Apologjia e vërtetë e Sokratit»  deri tani është reprizuar më shumë se 130 herë.

 

SHPËRNDAJE