Hedhja e gurthemelit për ndërtimin e xhamisë së re, është vazhdimi i ruajtjes së gjallërisë fetare që kemi ndër shekuj ishin fjalët e qytetarëve të këtij vendi.

Në këtë ceremoni morri pjesë Kryetari i BFI-së, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Myftiu i Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, Myftiu i Kërçovës, Murat ef. Huseini, por gjithashtu pjesëmarrës ishte prefekti i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti si dhe shumë qytetarë.

 

Ceremoninë e këtij akti solemn e udhëhoqi Skender Buzaku, sekretar i myftinisë së Shkupit, me këtë rast këndimin e disa pjesëve të Kur’anit Famëlartë i bëri Bekim ef. Dibrani. Në fillim të këtij gurthemeli mbi historikun e fshatit foli Muhamed Sejfullahu, ku më pastaj fjalë përshëndetëse kishte Imami i fshatit Vebi ef. Osmani i cili fillimisht përgëzoi bashkëqytetarët e tij për këtë gurthemel e që në esencë bëhet fjalë për shtëpi të Allahut, duke falënderuar qytetarët për kontributin e tyre. Ndërsa, prefekti i Komunës së Sarajit në fjalën e tij përshëndetëse, shprehi mirënjohje qytetarëve të kësaj komune për iniciativën e marrë duke thënë se kjo xhami do të luaj rol ashtu siç kanë luajtur deri më tani.

 

Në fjalën e tij të rastit Kryetari i BFI-së, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef Rexhepi përshëndeti këshillin iniciativ për ndërtimin e kësaj xhamie, Myftitë e Myftinive të BFI-së, prefektin e Sarajit, si dhe qytetarët e Gllumovës

 

Në vazhdim H. Sulejman ef. Rexhepi falënderoi fuqishëm këtë vepër të qytetarëve duke dëshmuar se ky gurthemel na demonstron besimin e fuqishëm dhe kulturën fetare. Në vazhdën e asaj që shprehi citoi një pjesë nga Libri i shenjtë, Kurani, i cili tha se: “Kurani Famëlartë thekson se xhamitë i ndërtojnë, mirëmbajnë, riparojnë vetëm ata që kanë bindje të pa luhatur dhe të fuqishme në Allahun Fuqiplotë. Me shtëpitë e Allahut përveç që kemi ruajtur vlerat tona fetare, ne përmes tyre kemi rruajtur e vlerat kombëtare. Edhe pse në të kaluarën sistemet politike i rrënonin xhamitë me plotë mllef, tani ne po i rikthejm ato. Qarqet antishqiptare dhe antiislame deklarojnë se në Shkup ka 200 xhami, me preteks se nuk duhet të kërkojmë më tepër, por çfarë t’i bëjmë faktit që Shkupi ka shumë mysliman dhe nevoja kërkon që ne të ndërtojmë edhe më tepër se sa numrin jo i real që shpreh dikush kur janë në pyetje xhamitë”.

Në fund Reis ul Ulema theksoi se ndërtimi dhe kontributi i dhënë në ndërtimin e xhamive është vepër e shenjtë. “Me këtë rast të gjithë ata që janë pjesëmarrës në ndërtimin e shtëpive të Allahu, besoj fuqishëm se Zoti që të gjithëve do t’iu ndërton nga një pallat në xhenet, dhe se Bashkësia Fetare Islame gjithmonë do të jetë në shërbim të besimtarëve të saj”, theksoi ndër të tjera Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi.

 

Në fund të kësaj ceremonie fetare u këndua një ashere nga Kurani famëlartë nga Burhan Ramani, ndërsa duanë e bëri Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu./bs

SHPËRNDAJE