Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, sot fillon manifestimi treditor “Epopeja e UÇK-së”, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.

Forcat e Sigurisë së Kosovës me rastin e 13 vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari organizojnë sot manifestim qëndror që do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Po ashtu sot, duke filluar nga ora 11:00 në këtë manifestim i pranishëm do të jetë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli i cili në cilësinë e komandantit suprem të Forcave të Sigurisë së Kosovës do ta bëjë inspektimin e trupave, kapaciteteve dhe pajisjeve të FSK-së.

SHPËRNDAJE