Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve ne Serbi, z. Jonuz Musliu, pas një kohe të gjatë që ishte duke u trajtuar nga një sëmundje në një spital në Turqi, ka nderruar jete sot më datë 18 janar 2018. Musliu ihste lindur në vitin 1959.

 

Kush ishte Jonuz Musliu?

Ai ka qenë ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Që nga viti 2014 ishte kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit është zgjedhë në vitin 2016.

Para 6 muajve është detyruar të shtrihet në spital në Turqi për trajtim mjekësor pas disa problemeve shëndetësore.

Para pak kohe, ish ish- komandanti Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc u largua nga spitali i Luginës.

Musliu ishte kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc dhe pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre djemtë, Fatlumin, Shqiprimin dhe Sarandin.

 

 

 

SHPËRNDAJE