Ka filluar sot vazhdimi i asfaltimit të rrugës me gjatësi prej 450 metrash me gjerësi prej pesë metrash në Bashkësinë Lokale Norçë. Me këtë rast të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, zëvendëskryetari Skënder Destani me bashkëpunëtor të tjerë të administratës komunale, njofton TvP.

 

Projekti në fjalë është vazhdimësi e projektit të filluar para dy vjetësh i cili financohet prej 3 milion dinarësh nga Trupi Koordinues për Peshevë, Bujanoc e Medvegjë ndërsa pjesa tjetër sigurohet nga buxheti i Komunës së Preshevës. Punë kryes i këtij projekti është Ndërmarrja Private Saba Bellça në Preshevë. Kryetai i komunës së Preshevës tha se do të mundohemi që brenda muajve korrik e gusht t’i përfundojmë gjitha rrugët që kanë të bëjnë me asfaltim ndërsa gjithë banorëve të këtij fshati u dëshiroi shfrytëzim sa më të akomoduar në këtë rrugë alternative. E Naser Nuredini nga Noçra e përshëndet këtë iniciativë me rëndësi jetike për banorët e këtij fshati. Arif Ibishi këshilltar në Kuvendin Komunal tha se faleminderojm tej mase pushtetin lokal për asfaltimin e kësaj rruge. Me asfaltimi e kësaj kësaj rruge në këtë bashkësi lokale përmbyllet projekti i filluar në vitin 2010.

SHPËRNDAJE