Fernando Llorente nëpërmjet agjentit të tij shumë shpejt do të bëjë të ditur vendimim për të ardhmen por edhe në rast të një largimi nga Bilbao, Juventus nuk duket më aq e bindur për të investuar 18 milion euro për të.

Trajneri Conte orët e fundit i ka kërkuar Marotta një tentativë të fundit për numrin 1 në listën e tij, Stevan Jovetic. Ndërkohë edhe Dzeko po largohet dhe gjithnjë e më shumë duket se po vendos për të qëndruar tek Manchester City.

Boshnjaku në të vërtetë u konsiderua si “top player” në deklaratat e drejtuesëve juventin që po kërkojnë pikërisht një futbollist të tillë. Llorente ndërkohë u konsiderua si një lojtar shuëm i mirë i vlefshëm edhe për një kompeticion si Champios League por dikush në Torino ngre pyetje se a ja vlen me të vërtetë një super–investim apo kësaj shumë ti shtosh disa miliona dhe Fabio Quagliarella që vazhdon të stërvitet me valixhet gati dhe të prezantohesh në Firence për t’i plotësuar dëshirën trajnerit juventin. Sigurisht që për të arritur këtë objektiv është një mal i tërë për tu kaluar, për tu bindur Della Vale ti shesë armiqëve të tyre yllin e skuadrës apo trajnerin Montella që po ndërton skuadrën pikërisht reth talentit malazez.

Megjithatë me një ofertë prej 20 e ca milonëshe dhe një lojtar ekspert, goleador dhe shumë teknik si Quagliarela që pëlqehet edhe nga trajneri Montella një mendim drejtuesit viola duhet ta kalojnë nëpër mënd. E gjitha kjo mund të realizohet po ti shtosh disa element eshumë të rëndësishëm: Fiorentina po negocion me Manchester United për sulmuesin Berbatov dhe sipas “The Sun” pas kësaj fshihet Juventusi që dëshiron me cdo kusht largimin e Jovetic.

SHPËRNDAJE