Justin Bieber më nuk është tinejxher – kryen maturën

Maturanti Justin Bieber javën e kaluar ka kryer shkollën e mesme, ndërkaq këtë lajm të mirë e ka konfirmuar edhe vetë.
“Unë sapo e përfundova shkollën e mesme, kam kaluar të gjitha testet dhe tani jam më në fund i lirë! Ishte e vështirë që për çdo ditë të mësoj dhe të punoj”, ka thënë Bieber, i cili u çregjistrua nga shkolla e rregullt kur u bë i famshëm, dhe u arsimua nga profesorët privatë, gjersa udhëtonte nëpër turnetë botërorë.
Edhe pse Justin është i lumtur që nuk do të mësojë, nëna e tij, Patti, do të preferonte që djali i saj të regjistronte studimet.
“Shkolla ishte vetëm diçka që nëna ime fuqishëm donte që unë ta përfundoja, kështu që unë e bëra për atë. Mendoj se kjo mënyrë e jetesës më ka dhënë një opinion krejt të ri për jetën. Kam udhëtuar shumë nëpër botë, ndërsa në shkollë zakonisht duhet shumë të lexosh dhe të shkruash, në të vërtetë unë nuk jam për këtë. Unë dua që të jem atje jashtë”, e pranoi Justin për “Australia Daily Telegraph”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni