Aktivitet më shumë se njëzet vjeçar (ose 7.300 ditë) i bartur për të ndihmuar integrimin sa më të mirë të komunitetit shqiptar të vendosur në Gjenevë. Prej vitit 1991, Këshilli kantonal i LAPSH-së në Gjenevë organizon kurset e gjuhës shqipe në të dobi të fëmijëve të moshës 7 deri në 12.

 

Prej vitit 2011, LAPSH-ja është shëndrruar në shoqatë duke përmbledhur qëllimet e saj në:

 

1.        Organizim të kurseve plotësuese të gjuhës dhe kulturës së origjinës për fëmijët shqipfolës që jetojnë në kanton të Gjenevës.

 

2.        Bashkëpunim me organet kompetente të Dapartamentit të arsimit, kulturës dhe sporteve në kuadër të politikës edukative kantonale.

 

3.        Mundësi e integrimit sa më të mirë të fëmijëve në sistemin shkollor dhe shoqërinë zvicërrane.

 

4.        Inkurajimin për kualifikim të fëmijëve, të të rinjëve dhe të prindërve shqiptarë në Zvicërr.

 

5.        Zhvillimin e njohurive të gjuhës së origjinës për fëmijët e familjeve shqipfolëse që jetojnë në Gjenevë.

 

Jasht interesave grupore, asnjëjëse në politikë dhe religjion, LAPSH-ja është themeluar në baza të nevojave kolektive e të domosdoshmërisë për edukim të mijëra të rinjëve të mërgatës shqiptare në Zvicërr.

 

Në Gjenevë ku përqindja e popullatës me origjinë të huaj është 38,5%, 160 nationalitete janë të pranishme në gjiun e shkollave prej të cilëve 42% të nxënësve të shkollimit publik të obligueshëm nuk kanë gjuhë të parë gjuhën frënge por ndonjë gjuhë tjetër.

 

Më shumë se 1’500 fëmijë shqipfolës janë të rexhistruar në shkollë fillore. Ata jetojnë me familjet e tyre në Gjenevë kryesisht të ardhur nga Kosova, por kemi edhe nga Shqipëria, nga Maqedonia, Serbia dhe nga Mali i Zi.

 

Në fillim mësimdhënia e gjuhës shqipe është mundësuar falë angazhimit dhe punës vullnetare të komunitetit shqiptar e poashtu edhe përfshirjes së mësueseve të përpikta e përgjegjëse, që mbetet shembull i rrallë.

 

Me ndihmën e Departamentit të arsimit, të kulturës dhe sporteve, LAPSH-ja në vazhdim ka gëzuar mbështetje financiare nga Llotaria Romande. Më në fund, prej vitit 2011, Këshilli i lartë kantonal, ka ndarë një vijë buxhetore për të ndihmuar mësimdhënien e gjuhëve amtare të fëmijëve (të ardhur apo të lindur nga familjet e imigruara).Kjo linjë është ndarë me qëllim të të mësuarit e gjuhës amtare përkrah gjuhës frënge veçanërisht për kurset e gjuhës shqipe dhe asaj klasike arabe.

 

Shteti i Gjenevës, njëkohësisht njeh se prania e shumë gjuhëve është pasuri që e përbën atë, andaj ai e mështetë dhe gjithnjë e valorizon këtë pasuri.

 

Shumë komuna në mesin e së cilave ajo e

 

Vernier, Meyrin, Onex, Lancy, Carouge, Versoix, dhe e Qytetit të Gjenevës, e kanë kuptuar rolin e LAPSH-së në drejtim të kohezionit social. Prej shumë vitesh kontributet e tyre financiare i mundësojnë LAPSH-së të përmbushë misionin në përfshirjen sociale dhe shkollimin e të rinjëve shqiptarë.

 

Në përditshmërinë shkollore gjenevase këto kurse iu mundësojnë nxënësve të konsolidojnë edukimin e tyre bazë në gjuhën amtare, të perforcojnë identitetin e tyre kulturor dhe njëkohësisht të lehtësojnë të mësuarit e gjuhës frënge.

 

 

Ndër të tjera si rezultat i organizimit të këtyre kurseve të kulturës së origjinës, mësimdhëneset e LAPSH-së marrin pjesë aktive në jetën shkollore në kanton.

 

Në një nivel tjetër, për nxënësit që kanë gjuhë amtare gjuhën shqipe të cilët ndeshen me vështërsi shkollore dhe të sjelljeve të tyre, mësimdhënëset e LAPSH-së luajnë një rol të rëndësishëm të « ndëmjetësuesit kulturor » gjë që bëjnë të gjenden zgjidhje te duhuara duke krijuar njëkohësisht njohje më të mirë e mirëkuptim reciprok.

 

Njohja e gjuhës së origjinës ju mundëson edhe vet prindërve që të jenë më të angazhuar në procesin e integrimit të fëmijëve të tyre. Kjo veprimtari e mësidhënies e një kuadri laik, është urë lidhëse ne mes të prindërve dhe komuniteteve të huaja në territor.

 

Në këtë drejtim pra, LAPSH-ja punon ngusht me Departamentin e arsimit, kulturës dhe sporteve në Gjenevë, ka mbështetjen e Zyrës se intergrimit të të huajve si dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me komunat më të mëdha në kanton.

 

NE ZVICËR

 

Në Zvicër, mësimi i gjuhës së origjinës nga vitet 1990/1991 është bërë i mundur përmes angazhimit të këshillave komunale, rajonale dhe kantonale për të përmbushur nevojat e familjeve të komunitetit shqipfolës.

 

Lidhja e mësuesve dhe prindërve shqiptarë « Naim Frashëri », me përfshirjen e lidhjes së  arsimtarëve shqiptarë (LASH) dhe lidhjes së prindërve shqiptarë (LPSH), u themelua më 26 mars 1995 me pëlqimin e njëzëshëm të autoriteteve arsimore të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.  Sot LAPSH-ja është përgjegjëse e mësimdhënies së gjuhës shqipe në Zvicërr.

 

Në konferencën e parë të takimit të Shkollave shqipe të mbajtur në qershor të vitit 2003 në Bern, nga përfaqësues të organizatave evropiane që janë përgjegjës për mësimin e gjuhës shqipe (Zvicra, Gjermania, Franca, Britania, Hollanda, Austria), LAPSH-ja “ Naim Frashëri” është njohur nga autoritetet kompetente (politike, arsimore, shkencore dhe kulturore) nga shtetet përkatëse të përfaqësuara në këtë konferencë:

 

•Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës,

 

•Ministria e Arsimit të Maqedonisë,
• Ministria e Kulturës, Sportit dhe qëshjeve jorezidente të Kosovës,
• Ministria për Mbrojtjen e Pakicave e Malit të Zi
• Kuvendi i Luginës së Preshevës e Bujanocit,
• Instituti i diasporës Shqiptare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë,
• Instituti i Studimeve Pedagogjike të Shqipërisë,
• Zyra për Zhvillim dhe Edukim e Maqedonisë.

 

Ata që janë përgjegjës të këtyre regjioneve, me prindërit dhe mësuesit e pranishëm në vende të ndryshme kanë për qëllim të ngrisin vetëdijen e bashkatdhetarëve të tyre mbi këto tema të mëposhtme:
• Rëndësia e mësimit të gjuhës së origjinës dhe vlerave të tjera kulturore
• Formimi i identitetit individual dhe kolektiv kulturor dhe ndërkulturor
• integrimi natyral në shoqërinë e vendit pritës, pa braktisur identitetin gjuhësor e kulturor,
• Arsimimi paqësor e jo racist i të drejtave universale të fëmijëve dhe njerëzve në përgjithësi,
• Barazia gjinore, individuale dhe kolektive.

 

Në një komunikatë të datës 30 tetor 1995, Konferenca e Ministrave kantonal të Arsimit ka njohur zyrtarisht shoqatën “Naim Frashëri” si një organizatë që përfaqëson interesat e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Zvicër.

 

Më në fund, me 5 tetor 2007, Konfederata Helvetike ka vendosur nje status për çështjen e gjuhëve të origjinës, duke e përfshirë atë në Ligjin federal mbi gjuhët kombëtare dhe të kuptuarit ndërmjet komuniteteve të ndryshme gjuhësore.

 

Neni 16:Masat e tjerapër të promovuargjuhën
Konfederata mund të japë ndihmë financiare në kantone për qëllimet e mëposhtme:
a) të krijojë një mjedis të favorshëm për të mësuar një gjuhë të dytë apo të tretë nacionale;
b) të inkurajojnë njohjen  nga allophonët të gjuhës lokale nacionale;
c) të nxisë njohjen e gjuhës së tyre të parë nga allophonët.

SHPËRNDAJE