Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli tha sot në një intervistë për ATSH-në, se qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë e braktisën dje Edi Ramën në demonstratën homazh, duke e lënë vetëm, me 5 mijë apo 6 mijë njerëz të paguar.

“Kjo tregoi se sa vetëm është ai (Edi Rama). Dhe në fakt nuk është vetëm këtu në Shqipëri, pasi nga dita në ditë ai ka izoluar veten edhe nga shqiptarët, edhe nga komuniteti ndërkombëtar, është braktisur nga shqiptarët, tamam si ati i tij shpirtëror”, tha Topalli.

Duke theksuar se “me atë që Rama e quante dhe demonstratë, dhe homazh, ai rikonfirmoi vetë personalisht se është ai autori i 21 janarit”. Topalli shtoi se “ai kur ka skenarin për të ushtruar dhunë, bën çdo gjë dhe e realizon këtë objektiv, pavarësisht se sa herë ta provojë, ka për të dështuar”.

SHPËRNDAJE