Lideri i Partis Liberal-Demokrate serbe,Çedomir Jovanoviq duke folur  mbi kthesen të cilën duhet ta bëjë shteti serb në raport me,së pari vendet me të cilat ka më së shumti probleme,me Kosovën e Bosnën ka thënë se ne nëse i lëshojmë takimet ku mund të reprezentojmë vlerat dhe politikën tonë për shkak se aty merr pjesë Kosova ne po humbim shumë kohë,e cila po i kushton qytetarëve të serbisë dhe rajonit

    “Nga Serbia të cilën e kemi tani,ne duhet të bëjmë  një shtet modern, sepse nuk kemi  paga të mira, nuk kemi ekonomi të re pa politik, s’ka jetë normale,  mbrojtje efektive shëndetësore, pensione të pranueshme, shkolla të mira – thjesht nuk e kemi një shtet modern. Mendoj se nëse flasim mbi orientimin politik të këtij vendi,çështje kyçe është jo që ta përzgjedhin anën, por të kuptojmë ku e kemi vendin. Fëmijët  po i dërgojmë për  shkollim në Perëndim, atij Perëndimi po ia shesim produketet tona, aty gjenden shumë aleat dhe miqë tanë historik , atij Perëndimi edhe vet Rusia i është më afër se Serbia, edhe ajo do të ishte në Perëndim sikur të mundëte të futej dhe të mos ishte më e madhe se ai. Vetëm ne jemi jashtë gjithë kësaj. Nuke  kuptojmë botën cilës i takojmë, dhe prandaj tek unë në Kuvendin e Serbisë, ambasadori i Shqipërisë  vetëm mund të has në bashkëbisedues, sepse në çdo vend tjetër po orvaten ta bindin se si nuk është aq e keqe ideja që Beogradi e Tirana ta ndajnë Kosovën, kurse në bisedë me mua e gjenë bashkëbiseduesin i cili i propozon që Beogradi e Tirana të punojnë bashkë në Kosovë, në mënyrë që ti zgjidhin problemet, sepse ne po jetojmë në shekullin e XXI dhe duhet  ta parashikojmë kohën që është para nesh.” – ka thënë Jovanoviq.

    Në rajon gjendet motori për integrime evropiane të këtij vendi, ka thënë Jovanoviq dhe ka cekur se raporti ndaj rajonit ndikon me vendosmëri në kredibilitetin e ri të Serbisë.

“Prioriteti parë është kthimi në rajon dhe marrëveshja me ata me të cilët kemi më shumë mosmarrëveshje , këto janë Kosova dhe Bosnja. Krijimi i asaj atmosfere në rajon e cila është e domosdoshme që Evropa të nis të na kuptojë ashtu si e prezantojmë vetveten, si faktor të stabilitetit. Vetëm ashtu mund të bëhemi lider pozitiv i cili ndikon në hapësirën ku jetojnë miljona njerëz , sepse aty janë edhe tregjet tona. Nuk ka kurrfarë dobie për ne që i braktisim tubimet ku gjennden përfaqësuesit e Kosovës. Ashtu e ndëshkojmë vetveten sepse po e lëshojmë rastin ta prezantojmë politikën tonë, ti afirmojmë vlerat tona”

SHPËRNDAJE