INTERVISTË me z.Cedomir Jovanoviq liderin e PLD-së
Gjatë bisedës të cilën e zhvillum me kreun e Partisë Liberal Demorate z.Jovanoviq ai shprehi keqardhjen për politikën me të cilën po trajtohen qytetarët e Luginës së Preshevës duke I premtuar atyre se ndryshimet në qasjen ndaj tyre do të vërehen që nga dita e parë kur PLD të jetë në pushtet. “Lugina e Preshevës e ka mesataren e moshës më të re në gjithë serbin,serbia është plakur dhe nëse qeverisja e tanishme thotë se qytetarët e Luginës së Preshevës janë pengesë për zhvillimin e Serbisë ,unë dhe politika e PLD-së themi se qytetarët e Luginës së Preshevës janë pasuri për Serbinë dhe në asnjëmënyrë pengesë”,ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për Agjencinë Informative “Presheva Jonë” i cili ditë më parë qëndroi në Preshevë.

 

Bisedoi: Kushtrim MALIQI
Preshevë,  Prill/AIK-Presheva Jonë

 

Jovanoviç: Largimi i Tadiqit,sikur ajo e Millosheviqit

Presheva Jonë:  z.Jovanoviq,emri juaj është përfolur që pas largimit të Tadiq nga posti i presidentit,ju mund të gjendeni në krye të shtetit Serb,si i komentoni këto dhe a jeni i gatshëm ta drejtoni presidencën.

CEDOMIR JOVANOVIC : Së pari do të thoja se dorëheqja e kreut të demokratëve nuk po vjen si pasojë e keqardhjes së Boris Tadiqit  për atë së si e ka katandisur shtetin,nuk është nga keqaardhja për qytetarët e Serbisë,por nga politika e tij e dështuar dhe me të vetmin motiv që ta shpëton veten nga gjitha ato gabim që ka bërë ai dhe subjekti I tij.  Kjo dorëheqje më kujton atë të Sllobodan Millosheviqit të vitit 2000 ku pas gjithë asaj që I bëri Serbisë më në fund e nënshkruajti dorëheqjen. Në sigurisht se do ta shqyrëtojmë qështjen e kandidaturës për president me koalicionin pas zgjedhorë,me njërëzit që gjithënjë na kanë mbështetur dhe na kanë qëndruar pranë.
Presheva Jonë: Premtimet e Kujtim Sadriut koordinatorit të subjektit tuaj për Preshevë kanë  qenë të mëdha në aspektin e dhënjes së mbështetjes nga ana juaj për qytetarët e Luginës dhe të drejtat e tyre nëse vini në pushtet,qka mund të na thoni ju për këtë ?

CEDOMIR JOVANOVIC : Si mund të cilësohet qëndrueshmëria dhe efikasiteti I një qeverie,unë do të thoja se marrja me probeme serioze. Është e vërtetë që nuk është e lehtë që në Serbi të arriten paga të nivelit të Gjermanisë,por nuk them se është e vështirë që të udhëheq politikë e përgjegjshme ndaj Luginës së Preshevës dhe qytetarëve të saj,ndaj hongarezve në Vojvodinë apo boshnjakëve në Sanxhak.  Ne nuk në anën e atyre politikanëve që vijnë në Luginë si turistë dhe shirren kinse më mirë se ju I dinë problemet tuaja dhe ju japing zgjidhje më të mirë. Sigurishtë se do të kemi mbështetje absolute.
Presheva Jonë: Cila është përgjigja juaj për ata që thonë se është ende herët që  shqiptarët e Luginës së Preshevës të përcaktohen nëpër subjekte me baza qytetare?

CEDOMIR JOVANOVIC : Do të thoja se nuk është vendi I duhur që të flas për këtë qështje. Edhe në mjedise të tjera politikanët (jo-serb) e mbyllin elektoratin në baza nacionle. Problemet e Luginës së Preshevës vijnë si pasojë e ngjarjeve e problemeve në veri të Mitrovicës, njejt sikurse politika lojale e shqiptarve të Kosoës që I largon shqiptarët e Luginës nga institucionet qendrore shtetrore,ashtu edhe politika lojale serbe cdo ditë e më e pakuptimt po I largon qytetarët serb  të Kosovës nga institucionet shtetrore në Prishtinë.
Cili  është vlerësimi mbi marrëveshjet e arritura Prishtinë-Beograd,sidomos puna e fustonët,a e zbeh ajo pavarësinë e Kosovës dhe shpresat serbe se ju kanë afruar Kosovës ?

Në rregull,mos-zbatimi i marrveshjeve nuk është diqka habitëse kur e dim se serbinë ende e drejtojnë Ivica Daqiqi dhe Millosheviq të tjerë. Do të thoja se Kosova me apo pa fusnotë është e pavarur dhe këtë nuk mund ta zbeh asnjë yllë apo hënë e vendosur në skaj të saj.

SHPËRNDAJE