Jose Manuel BARROSO: Nuk ka anëtarësim të Serbisë dhe Kosovës në BE pa fqinjësi të mirë !

 

EXCLUSIVE:

Jose Manuel Barroso, president i Komisionit Evropian i përgjigjet Agjencisë sonë “Presheva Jonë”  për dialogun Kosovë–Serbi dhe raportet mes piozitës dhe opozitës në Tiranë
 

 
“Strategjia e BE-së  është e qartë që të ndihmojë dhe stimulojë vendet e ballkanit, vendeve në tranzicion…për integrime evropiane. Dhe mu kjo do të jetë edhe qëllimi i vizitës sime muajin e ardhshëm në Kosovë dhe Serbi…”  tha për Agjencinë Informative Kombëatre “Presheva jonë” njeriu numër një i BE-së z. Jose Manuel Barroso

 
Gjenevë/UNO, 29 mars
 
I ftuar në Gjenevë për të marrur pjesë në konfrencën e fondaconit “Siergio Viera de Melo” presidenti i Komisionit Evropian z. Jose Manuel Barroso para qindra ambasadorëve, diplomatëve e përfaqësuesve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare foli për rolin e BE-së karshi situatave të reja të krijuar në botë, sidomos përballë krizave në vendet arabe si në Libi, Egjip e mjedise tjera natyrisht duke mos harrurar edhe  angazhimin e BE-së në vendet në tranzicion, siq janë ato në viset ish-jugsllave të dalura nga konflikti. Nga katër pyetje sa ishte e paraparë t’i parshtroheshin nga të pranishmit në sallë, z.Barrosoju përgjigj edhe dy pyetjeve të AIK “Presheva Jonë” rreth zhvillimeve në Kosovë sidomos me rastin e fillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për zhvillimet në Shqipëri pas demonstratave të 21 janarit.
 
Pyetjes së parë për Kosovënduke ju përgjigjur agjencisë sonë njeriu numër një i BE-së z.Barroso fillimisht tha se “Ne përshëndesim fillimin e dialogut mes Kosovës dhe  Serbisë  dhe se ne nga Brukselli jemi të hapur për t’i kontribuar këtij  procesi të nisur mirë, me majft rëndësi për të ardhmen e rajoneve. Po ashtu BE është e  gatshme për strehimin e vendeve të reja në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Dhe strategji jonë është e qartë që të ndihmojmë dhe stimulojmë vendet e ballkanit për integrime evropiane. Dhe mu kjo do të jetë edhe qëllimi i vizitës sime muajin e ardhshëm në Kosovë dhe Serbi. Këto vende janë në rrugë të mbarë të dilaogut dhe bashkëpunimit, por megjthatë duhet punuar ende shumë meqë ende rajoni ka probleme të mëdha, për orientimin e rajoneve në një perspktivë më të mirë. Sikur Beogradi ashtu edhe Prishtina zyrtare duhet të punojë dhe investojë më shumë për integrime dhe fqinjësi të mire. Dhe masazhi im i nga Gjeneva drejtuar Serbisë dhe Kosovës, do të jetë ky se nuk do të ketë pranim në BE pa fqinjësi të mirë. Pra këto dy vende duhet të dëshmohen se janë për raporte konsultative dhe kooperuse, kjo është me mjaf rëndësi për ne në Bruksell, por në rend të parë për  vet perspektivën këtyre dy vendeve nëse pretendojnë të jenë nesër anëtare të Bashkimit Evriopian..”
 

 

Barroso: Nuk Mund të kemi demokraci të mirfilltë në Shqiperi me grindje
 
Ndërsa rreth raprotve mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso  theksoi se “për situatën në Shqipëri kam biseduar disa here me autoritet shqiptare dhe kam shprehur keqardhje për zhvillimet në rajon. Demokracia e mirfilltë e një vendi nuk mund të ndërtohet me grindje” ky do të ishte edhe mesazhi i dërguar miqve tanë në Shqipëri. Pra, pa bisedime dhe bashkëpunim të ndërsjelltë mes pozitës deh opozitës, parime këto të pluralizmit, ndryshe nuk ka alternative tjetër për avancimin  e proceseve demokratike dhe ekonomike të vendit. Dhe ky bashkëpunim reciprok padyshim edhe neve do të na shtyente të kontribuojmë  ekonomikisht dhe politikisht në Shqipëri duke mbështetur institucionet dhe  zhvillimet  gjithmbarshme në vend..”
 
Në fund do shtuar se presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso mund të konsiderohet si  kaudër i Zvicrës i cili më 1981 kishte diplomuar në Faklutetin e Shkenca Ekonomike dhe Sociale në Universitetin e Gjenevës


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni