Nën kryesimin e kryetarit të Këshillit komunal te Sigurisë, Jonuz Musliut, në ambientet e Asamblesë komunale të Bujanocit u zhvillua sot seanca e parë e këtij viti e Këshillit komunal për Siguri në komunën e Bujanocit. Musliu bëri hapjen e kësaj seance dhe paraqiti para antarëve pikën e vetëm për këtë seancë e cila kishte të bënte me njoftimin e antarëve të Këshillit komunal për Siguri, për projektin e PBILD-it.

Shkruan: Valon BEGZADI

Bujanoc, 24 shkurt / AIK-Presheva Jonë

Projekti i quajtur “Qytetet dhe Siguria” me temën “Komunikimi, menagjimi i konflikteve dhe bisedimi” realizohet nga organizata për Ruajtjen e paqes dhe zhvillimi inkluziv lokal (PBILD) në bashkëpunim në Këshillin Komunal për Siguri. Në këtë mbledhje e cila ishte në kuadër të trajnimeve me anëtarët e këtij institucioni dhe kryetarët e grupeve punuese do t’i realizojnë një varg projektesh me interes për sigurinë e qytetarëve.

Tema e trajnimit të sotëm ishte: “Komunikimi, menaxhimi i konflikteve dhe bisedimi” dhe qëllimi I projektit “Qytetet e Sigurta”, sipas Koordinatorit të projektit të PIBILD-it, Svetisllav Paunoviq, është krijimi i një kulture për parandalim dhe mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët përmes mbështetjes së autoriteteve lokale dhe aktorëve kyç të procesit në mënyrë që të merren me sigurinë urbane dhe të ndikojnë në uljen e problematikave dhe pasigurisë. Sipas Paunoviqit, në vazhdim të realizimit të projektit do të ketë tre trajnime, kurse në muajin shtatorë do të nisin pilot projektet të cilët do të zgjasin 4 muaj dhe do të kenë vlerën 1 milion dinarë. Vlera e projektit “Qytetet e Sigurta” të cilin e financon mbretëria Spanjolle, është 600 mijë dollar.

SHPËRNDAJE