Femrat nga një prej zonave më liberale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shtangur kur janë paralajmëruar nga policia që të mos veshin funde të shkurtra pasi mund të bëhen objektiv përdhunimi. Femrat banuese në Park Slope në Brooklyn të Nju Jorkut janë paralajmëruar se nëse përdorin veshje provokative mund të shtojnë shanset që persona të caktuar të sulmojnë ato seksualisht. Sugjerimi është dhënë si një përgjigje për të paktën 10 raste të pazbuluara të sulmeve seksuale që prej muajit mars në këtë zonë.

SHPËRNDAJE