Dialogu ndërfetar

Ky është një kontribut për kuptim më të mirë ndërmjet religjioneve dhe për një “dialog ndërfetar” paqësor, siç po ndodh veç disa vjet. Këto shënime nuk ngritin pretendimin që ta karakterizojnë fenë islame në përgjithësi; veçmas meqë ekzistojnë shkolla të ndryshme të fesë islame.

Kurani*) dhe fetë e tjera të shkruara.

Islam do të thotë “nënshtrim nën vullnetin e Zotit”.
Libri i Shenjtë i fesë islame, Kurani, kuptohet si inspirim që iu komunikua profetit Muhamed përmes Zotit përkatësisht engjëllit Xhibril, i cili mund të identifikohet edhe me kryeengjëllin Gabriel të njohur edhe nga feja e krishterë. E sigurt është që Kuranit do t’i binte rëndësi qëndrore. Përveç kësaj për interpretim një rol luajnë edhe traditat e tjera (suna; d.m.th. zakone) të trashëguara nga koha e profetit (Hadithi). Edhe një profet në sjelljet e tij personale është njeri, nuk është Zot. Duhet të merret parasysh, se njëjtë sikurse tek të krishterët, kemi edhe myslimanë që nuk e njohin saktësisht Librin e tyre të Shenjtë.

Të krishterët përkatësisht hebrenjtë në Kuran përmenden pjesërisht edhe drejtpërdrejt si “ju ithtarët e shkrimit” (ithtarë të librit, p.sh. surja 4:171*) dhe si “ju fëmijë të Izraelit). Kështu ata mund të merren edhe me Kuranin*) e shenjtë, edhe kur këtë kryesisht nuk e bëjnë. Shkenca fetare merret megjithatë me Librat e Shenjtë të të gjitha feve dhe hulumton mes tjerash edhe zhvillimin historik të interpretimit të tyre. Por, Librat e Shenjtë do të duhej të studiohen me respekt. Njëra pjesë e komentuesve myslimanë të Kuranit shkruante, se ekziston një formë origjinale e Kuranit, e ruajtur mirë tek Zoti, në të cilën qasje mund të kenë vetëm engjëjt e pastër dhe të dërguarit e pastër njerëzorë; një pjesë tjetër e tyre interpretonte, se lexuesi i Kurani që ekziston në Tokë do të duhej të jetë në gjendje të pastër.

Profeti vlen si i dërguar për një “kohë” (ose “ndërkohë”) kur të dërguarit kanë munguar (surja 5,19*). Kurani i dallon besimtarët në kuptimin e e mësimeve të profetit Muhamed në “ithtarë të librit” (njerëz të shkrimit) dhe “mosbesimtarë”. Me “ithtarë të librit” nënkuptohen veçanërisht hebrenjtë dhe të krishterët, të cilët krahas myslimanëve mbështeten mbi të njëjtën traditë, nganjëherë edhe zjarrputistët (surja 22,17). Ngaqë Kurani njeh edhe një zinxhir të “profetëve”, të cilët të gjithë kanë dhënë mësime të përputhshme për një Zot, për Gjyqin e matanshëm dhe lutjen për popujt e tyre përkatësisht për kohën e tyre (p.sh. suret 6, 83-92; surja 7, surja 4,136*). Përderisa njerëzit e këtyre feve besojnë në bazat e përbashkëta, ata në vetë Kuran nuk llogariten si mosbesimtarë (surja 5,48* etj.). Në shekujt e parë të fesë islame nuk është ushtruar detyrim ndaj të krishterëve dhe hebrenjve që të kalojnë në fenë islame (sipas mësimit në Kuran, “në fe nuk ka detyrim”, shiko suren 2, 256*).
Abrahami vlen si njëri prej “hanifëve”, që si individë drejtpërsëdrejti kanë gjetur fenë e vërtetë në një Zot të vetëm.
Allah – në arabishten e vjetër paraislamike al-ilah – si fjalë semitike ka sigurisht të njëjtën origjinë si “Elohim”, një emër i Zotot nga libri hebraik i Moisiut.

Si “mosbesimtarë” – fjalë për fjalë përafërisht: “mbështjellës”- në kuptimin e rreptë në kohën e profetit Muhamed vlenin politeistët përkatësisht idhujtarët, kundër të cilëve ai luftonte në Arabi, dhe prej të cilëve ka paralajmëruar qysh edhe Bibla e hebrenjve dhe e të krishterëve. Në kumtimin e gjerë sot në fenë islame si mosbesimtarë vlejnë ata që nuk besojnë në Zotin e vetëm dhe në gjykim. Ndonjëherë ky term përdoret gabimisht në mënyrë paushale për të gjithë jomyslimanët; ndonjëherë madje edhe për myslimanë të drejtimit tjetër.

Jezu Krishti në Kuran.

Duhet të udhëzohet se Kurani e njeh Jezusin në disa vende si profet; si të dërguar të Zotit, e edhe si “fjalë” e Zotit me një domethënie të pasqaruar më saktë dhe si një frymë e Zotit (surja 4,171), “të krijuar si Adami” (suret 2, 3, 5, …). Në një fe islame të kuptuar mirë ai vlen me çdo kusht më shumë se sa tek ata teologë të krishterë modernë, të cilët e lanë vetëm reformatorin social Jezusin. Vetëm mësimi për birësimin e Jezusit nga Zoti, nga të krishterët e kohës së Muhamedit qysh atëherë e kuptuar shumë tokësore, në kuadër të diturisë së mëvonshme të trinisë nuk është pranuar në Kuran. Të krishterë, të cilët atë me të cilën mendohej kanë mundur ta sqarojnë në mënyrë aq autentike, që edhe njerëzit me pikënisje të tjera ta kuptonin, gati se nuk kishte më. (p.sh. surja 6, 101*). Në Romakët 1.4 thuhet, se Jezusi në fuqinë e tij të frymës së shenjtërisë u “vendos si bir”, do të thotë nuk u lind.
Me bindjen myslimane se Zoti i është i palindur dhe Jezusin nuk e lindi, por e krijoi, me këtë mund të pajtohen deri këtu në të vërtetë të krishterët. Më tej është termi (greqisht) “logos”, i cili në Bibël përdoret pikërisht për prejardhjen gjegjësisht dërgimin hyjnor të Jezu Krishtit, në ungjijtë është përkthyer edhe si “fjala” (shiko lart), e cila në Kuran përdoret për Jezusin. A janë të fshehura fshehtësi në inspirimet e Kuranit sikurse në Bibël, të cilat nuk janë zbuluar krejtësisht as nga myslimanët e as nga të krishterët, ashtu që grinden kot për terme? Edhe ku të krishterët këto mësime i prezantojnë ashtu që mund të kuptohen si “mësime të shumë perëndive”, kjo nuk i përgjigjet natyrës se si mësonte vetë Jezusi: “Lutuni në emrin tim (d.m.th. të lidhur ngushtë me Jezusin) te Ati (Zoti)” – Bibla, ungjilli sipas Gjonit 15:16. Gjithçka në jetën e Jezusit sillet rreth një Zoti, me të cilin është i lidhur ngushtë dhe te i cili pikërisht ai mund t’i dërgojë njerëzit.

Termi “Logos” (greqisht, në ungjillin e Gjonit 1 “fjala e Zotit”, një emërtim që aty është i lidhur me Krishtin), në Kuranin e përkthyer nga Paret-i (gjermanisht) përmendet pavarësisht nga Jezusi, por në botimet e tjera të Kuranit nënkuptohet si “çështje” e Zotit përkatësisht si “urdhër” i Zotit (surja 13,2 dhe 13,11*).

Kurani e shikon Jezusin “si Adamin”, të cilin Zoti e krijoi nga dheu (surja 3,59*) dhe flet për një “të dërguar të Zotit” nga Fryma e Zotit, e cila ndërmjetësoi lindjen virgjërore të Jezusit nga Miriami (Maria) (surja 19,17-22*). Në versionin e krishterë engjëlli i Atit e paralajmëron lindjen e Jezusit nga Fryma e Shenjtë. Po ashtu në Kuran thuhet se Jezusi u forcua me Shpirtin e Shenjtë / Frymën e Shenjtësisë (surja 5,110*).

Sipas Kuranit Jezusi i ri ka paralajmëruar ringritjen e tij (surja 19,33*), me të cilën mund të jetë menduar edhe rikthimi i tij në “ditën e gjyqit” (gjykimi), një ringjallje e besimtarëve që përmendet shpesh në Kuran (shiko poshtë, surja 4,159*). Kurani flet për atë se Jezusi për së gjalli është ngritur në qiell (surja 4,157 -159*, surja 3,55*).
Myslimanët dhe të krishterët nuk janë të një mendimi, se a u kryqëzua Jezusi para shkuarjes së tij në qiell, vdiq dhe përmes Zotit e mundi vdekjen, siç thonë të krishterët, apo pa kryqëzim i gjallë u ngritë në qiell, siç e besojnë myslimanët. Por i përbashkët është besimi, se në kohën kur u ngritë në qiell kurrsesi nuk ishte “i vdekur”, por p.sh. i këshillonte njerëzit.
Qysh në suret 3,55* përkatësisht 5,48* thuhet, se “…unë do ta shpëtoj” dhe “…të gjithë do të ktheheni tek unë, dhe unë (Zoti) do të gjykoj mes jush për atë që kundërshtoheshit (në jetën tokësore)”. Zgjidhjen e disa fshehtësive të mbetura, të krishterët dhe myslimanët mund ta presin në qetësi, në vend që të grinden.

Në mënyrë të njëjtë Kurani përmban ringjalljen e besimtarëve në kohën e gjyqit (surja 36, 77-83; surja 69, 13-37; suret 75 dhe 99* etj.). Jezusi do të vjen pastaj përsëri dhe të jetë dëshmitarë për njerëzit besimtarë të shkrimit (surja 4,159; krahaso suren 16,89*). Ata, edhe jomyslimanët, që besojnë në Zot dhe në Ditën e Gjyqit, dhe bëjnë çka është e drejtë, sipas Kuranit nuk kanë nevojë të frikësohen nga gjyqi (suret 2,62; suret 4,123-124;surja 7,170*). Gjyqi në Kuran sikurse edhe në Bibël është qartë një çështje e Zotit dhe jo një çështje e njerëzve, qofshin ata të krishterë, myslimanë apo hebrenj.
(Krahasimet e tilla mes feve këtu nuk shërbejnë për të vënë në dyshim pavarësinë e Kuranit.)

Rreth bazave etnike të fesë islame dhe të krishterimit

Edhe bazat etike të 3 “religjioneve abrahamitike” janë të lidhura ngushtë. Urdhëresat paraqiten edhe në fenë islame, edhe pse jo të renditura në listë, mes tjerash në suren 17,22-39; suren 5,38-40; suren 2,188; suren 4,135; suren 2,195; dhe suren 17,70* (dinjiteti i njeriut). Kurani p.sh. ndalon rreptë dhe pa përjashtim vrasjen e të pafajshmëve (surja 5,27-32*). Termi “Gihad” (xhihad), do të thotë vetëm: “luftë”;domethënia “Luftë e Shenjtë” nuk rrjedh në këtë kuptim nga Kurani, por nga maksimat e profetit Muhamed dhe të shkollave islamike të drejtësisë***): Puna frymore-morale në brendinë pranë pasioneve vetjake e të largëta me Zotin, vlen si “Xhihadi i Madh”, të cilës i kushtohet domethënie më e madhe se sa të gjitha debatimeve të jashtme. (krahaso p.sh. prpsinë e Jezusit, “së pari të nxirret thumbi nga syri yt…” – Shumë konflikte të jashtme do të humbnin kështu bazën e tyre.) “Xhihadi i fjalës” është përfaqësimi paqësor i besimit. “Xhihadi me dorë” është shembulli veprues, mësimdhënës i besimit. “Xhihadi i shpatës” quhet edhe “xhihadi i vogël”; ai u lejohet vetëm për mbrojtje besimtarëve të sulmuar dhe “pa shkelje” (krahaso Kurani, surja 2,190*). “Intensiteti” i sjelljes ndaj atyre që besojnë ndryshe është i përcaktuar edhe në Kuran (surja 48,29*, surja 47,4*).
Të gjera janë rregullat tradicionale për sjellje ndërmjet gjinive, duke përfshirë edhe ndalimin e martesës me pjesëtarët e feve të tjera, e kështu me radhë.

Në praktikën islamike bëjnë pjesë: “Dëshmia, se zot tjetër përveç Zotit (Allahut) nuk ka dhe Muhamedi është i dërguari i Zotit”;
që të kryhen lutjet e parashikuara ditore
(surja 2,177*);
që të përmbahet agjërimi vjetor në muajin ramazan
(surja 2,185*);
që të zbatohet mundësisht një herë në jetë haxhillëku
(surja 2,196*);
dhe të paguhet zakati (taksa për qëllime sociale)
(surja 2,177*)

Në fenë e sotme islame nuk ekziston ndonjë pikë qendrore, e cila vendos për çështje fetare-etike. Megjithatë pozitat që mbahen nga një shumicë e dukshme e dijetarëve të falshëm juridikë, do të gjenin sipas të gjitha mundësive një pranim të gjerë.

*) Është përdorur mes tjerash “Kurani, përkthim nga Rudi Paret”, Kohlhammer-Verlag (gjermanisht), i cili përkthim i kënaq pretendimet shkencore, dhe dallon dukshëm mes përkthimit dhe shënimeve fjalë-për-fjalë për kuptimin më të mirë gjuhësor. Këtu përdoret numërimi egjiptian i verseve që përdoret më së shumti në hapësirën islamike. Përkthime të tjera mund të përdorin njërën prej dy numërimeve të tjera të verseve; atëherë pikën e përmendur e gjeni pak para ose pas numrit të përmendur të versit në të njëjtën sure. Përkthyeshmëria e rëndë e Kuranit nuk vlen aq shumë për pika të tilla të qarta, sikurse ato të dhënat. Domethënia e pikave të Kuranit është krahasuar edhe me “Kurani, i përkthyer dhe i komentuar nga Adel Theodor Khoury, 2007 (gjermanisht)” përkthimi i të cilit ka gjetur njohje edhe tek dijetarët myslimanë, (p.sh. Dr. Inamullah Khan, Sekretar i atëhershëm i Përgjithshëm i Kongresit Botëror Islamik.), dhe komenti i tij merr parasysh interpretimin tradicional të shkollave islamike të drejtësisë.

***) Edhe “kryqëzatat e krishtera” historike nuk ishin të arsyetuara në Bibël, por ishin vepra njerëzore, dhe kanë p.sh. sot një famë të keqe tek shumë të krishterë evropianë.

SHPËRNDAJE