Jeremiq: Serbia nuk ndjen presion nga BE-ja për Kosovën

Vjenë, 4 korrik – Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, thotë se vendi i tij është i përgatitur për biseda konstruktive me Kosovën, por nuk do t’i kaloj “vijat e kuqe”, që nënkuptojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai, më tutje, theksoi se Serbia nuk ndjen presion nga BE-ja për zgjidhjen e së ardhmes së Kosovës, raporton REL.

Këto komente ai i bëri në intervistën për agjencinë AP në Vjenë, dy ditë pasi Serbia dhe Kosova në Bruksel arritën marrëveshje për disa çështje, që ishte progresi i parë ndërmjet dy vendeve, prej se Kosova e shpalli pavarësinë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni