Jeremiq në Gjenevë drejtoi gishtin kah Hashim Thaçi, Xhavit Haliti dhe Shaip Muja

Raporti i deputetit zviceran Dik Marti ka sunduar debatet mes Ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremic dhe zëvendës ministres së Jashtme shqiptare, Edit Harxhi në sesionin e Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut. Jeremic, pasi akuzoi zyrtarët e lartë kosovarë për “trafikun e organeve” tha se në dijeni të tij ka qenë edhe qeveria shqiptare. Jeremic ka kërkuar themelimin e një gjykatë speciale ad hoc, sic u shpreh ai, kundër disa krerëve të ish-UCK, dhe politikanëve në qeverinë e Kosovës.

 

Nefail MALIQI

(Foto: agjencia “preshevajone”)

Gjenevë/OKB, 1 mars

Në punimet e Sesionit të sivjem të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë mori pjesë një delegacion shqiptar i kryesuar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, znj. Edith Harxhi dhe Sejdi Qerimaj, ambasador i Shqipërisë në OKB. Por, para diplomates shqiptare znj.Harxhi të pranishmëve ju drejtua Vuk Jeremiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë. Ministri serb, ashtu edhe siq ishte pjesa dërmuese e fjalimit të tij  i tij qe i përqënduar  me Kosovën dhe rreth shqiptarëve.

Në Gjenevë, Ministri i Jashtëm serb vazhdoi propagandën kundër Kosovës përpara të pranishmëve, duke akuzuar kryeministrin kosovar, Hashim Thaci, Xhavit Halitin dhe Shaip Mujën, që sipas tij janë përgjegjësit kryesorë të trafikut të organeve dhe bosët e krimit të organizuar dhe drogës. Jeremic ka sulmuar edhe Shqipërinë duke implikuar edhe autoritetet shqiptare në trafikun e organeve.

Fillimisht ministri serb Vuk Jeremiq, duke folur për të arriturat e vendit të tij për suskeset në sferën e të drejtave të njeriut dhe minoritet, siq u shpreh ai,  theksoi se  “Serbia është e gatshme të bashkëpunojë me TPI deri në rezultat pozitive. ”  Në ndërkohë do theksuar se nga Lugina e Preshevës drejtuesve të Sesionit të OKB-së i ka arritur një raport mbi diskrminimin e të drejtave të shqiptareve në Preshevë, Bujanoc dhe Medevegjë. Ministri  serbë , duke folur në vazhdim për Kosovën ai ka nënvizuar se « Kosova sot është rajoni më i korruptuar në Evropë.. » Madje, sipas Jermeiq « në Kosovë mbi 150 manastire dhe kisha ortodokse janë shkatërruar nga shqiptarët, mbi 200 mijë serbë e romë kanë përjetuar spastrimet etnike në Kosovë, që kur Kosova gjendet nën administrimin ndërkombëtarë. ”

Sipas ministrit  edhe zgjedhjet e  fundit të 12 dhjetorit ishin dëshmi se Kosova, pjesë kjo e Serbisë ende nuk eshtë një mjedis stabil dhe demokratik dhe se atje sot kemi një qeveri artificiale, të dobët e dalur nga zgjedhjet jo demokratike plotë shantazhe e vjedhje të votave të cilat janë kritikuar edhe nga vëzhguesit ndërkombëtare  

Duke folur për aferën e “trafukut të organeve” Jeremiq kërkon nga KS i OKB-së të themolojë një gjykatë speciale ad hoc për të zhvilluar hetimet në Kosovë, siq u shpreh ai, kundër disa krerëve të ish-UCK-së dhe politikajve të qeverisë së Kosovës. Jeremiq në Gjenevë i vazhdoi  “shfryrjet” kundër Kosovës në fjalimin e tij para të pranishmë të punimeve të sesionit të OKB-së, duke drejtuar gishtin kah Hashim Thaci, Xhavit Haliti dhe Shaip Muja, që sipas tij « këta janë clës kryesorë, bosët e të krimit të organizuar dhe trafikut të organeve dhe drogës ». Gjatë këtij fjalimi ministri serb për herë atakoi edhe Shqipërinë, duke implikuar autoritet shqiptare sipas të cilit  ” edhe Tirana zyrtare ka luajtur rol të madhe në trafikun e organeve.”

Ndërsa zv.ministrja e Jashtme shqiptare, Edit Harxhi tha se pala shqiptare e votoi vetë rezolutën e Parlamentit Europian dhe është e hapur për hetime për t’i dhënë fund kësaj shpifjeje.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni