Shefi i diploamcisë serbe zVuk Jeremic në fjalimin e tij gjatë punimeve të këtij sesioni theksoi se situata në Veri nuk është përmirësuar, por përkundrazi, tha ai, janë rritur rastet e dhunës dhe krimit. Sipas Jeremic, situata në veri rrezikon paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

New-York, UNO 8 janar/AIK-Presheva Jonë

“Është rrezik për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Është një rrezik i vazhdueshëm për shkak të rritjes së dhunës dhe tensioneve. Përmirësimi i situatës është i ngadalshëm. Asgjë nuk është bërë më mirë pasi dhe trendi i dhunës po ndodh dhe numri i të kthyerve serbë në shtëpitë e tyre mbetet ende shumë i ulur”

Jeremic kujtoi se dhe vizita e Presidentit serb Borsi Tadic në Kosovë për Krishtlindje u prit me protesta e dhunë .  “Vizita e Tadic për Krishtlindje ku bëri thirrje për paqe u prit me protesta dhe sulme me gurë”.

Përkundër kritikave, Jeremic falenderoi EULEX për shumë raste gjykimi të cështjeve dhe UNMIK për mbrojtjen e popullatës në veri.

Ministri i Jashtëm serb theksoi se duhen pranuar rezultatet që Kosova veriore mbetet ende problem. “Në muajin dhjetor pati situata shumë të tensionuara. Ne në mënyrë pa ekuivok dënojmë dhunën dhe kërkojmë që të zgjidhen problemet me negociata pasi në Dhjetor situata eskaloi. Falenderojmë përpjekjet e UNMIK që siguroi veriun”.

Në raportin tremujor te sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon është shfaqur shqetësimi për situatën në veri të Kosovës ku vazhdojnë të mbeten të ngritura barrikadat e serbëve dhe pengesat për qarkullim të lirë të njerëzve dhe të mallrave.

SHPËRNDAJE