Për dallim nga prezentimi i viteve të mëparshme, sivjet fjalimi i shefit të diplomacisë serbe në Sesionin e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut që po zhvillon punimet e veta në Kombet e Bashkuara në Gjenevë ishte më i butë, por ai edhe kësaj ardhe përsëriti akuzat, sidomos rreth situates së vështirë të minoritetit serbë në Kosovë dhe aferës së raportit të Dick Martyt mbi “trafikun e organeve në Kosovë në vitet e 1999, njofton agjencia informative “Presheva Jonë” nga Gjeneva


 

Gjenevë,UNO 29 shkurt

 

Fillimisht ministri serb Vuk Jeremiç, duke folur për të arriturat e vendit të tij dhe për sukseset që ka shënuar në sferën e të drejtave të njeriut dhe minoritet, siç u shpreh ai, theksoi se “Serbia është e gatshme të bashkëpunojë me faktor relavent vendor dhe ndërkombëtar në favor të proceseve demokratike në Serbi..”
Ai po ashtu duke folur për statusin e  Kosovë që sipas tij qenka “shpallje ilegale e pavarësisë” ai tha se Kosova vazhdon të drejtohet nën msionin e UNMIK-ut.  Derisa  në diskutimin e viti të kaluar ai ishte “agresiv” me fjalorin  e tij jo vetëm kundër liderëve të Kosovës por edhe ndaj Tiranës zyrtare dhe komunitetit ndërkombëtar, sivjet diskutimi i tij ishte më i “but” vendi i të cilit ka marrur tashmë  shenjën e gjelbërt  nga Brukseli për ta fituar statusin e kandidates në BE. Në avzhdim Jeremic duke mos folur asnjë fjalë për “aktin hostorik” të serbëve të Veriut të Kosovës  rreth referendumit të 16 shkurtit, ai tha se “Serbët në Kosovë vazhdojnë të jenë viktimë e sulmeve, vrasjeve, dëbimeve  dhe diksriminimit nga shqiptarët e Kosovës. Atje as objektet fetare nuk kursehen nga shkatërrimet edhe pse ato janë nën mbikqyrje të UNESCO-s dhe ndërkombëtarëve në rajon..”
Minsitri serb Jeremic sot në Gjenevë në vazhdim ka përmendur edhe Raportin e deputetit zviceran Dick Marty, si alibi për të shtuar akuzat kundër Kosovës i cili ftoi vendet anëtare të OKB-së dhe Këshillin Evripain që të bëjnë gjitha përpjkjet për një hetuesi efgiaksepër të ndriquar “trafikun e organeve “ dhe hedhjen para drjetësisë të autorëve të këtij tarfiku në Kosovë gjatë viteve të 1999…”
SHPËRNDAJE