Preshevë, 26 prill -Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ftuar në Medvegjë për një vizitë me rastin e manifestimit tradicional “Takimet e Vendlindjes, 2018”.

Raportimi nga agjencia e lajmeve Presheva jonë, se Haradinaj ka thënë se është i gatshëm ta vizitojë Preshevën, por edhe Beogradin dhe ta prezantonte shtetin e Kosovës në ndonjë samit ndërkombëtar, nëse ftohet, ka bërë bujë të madhe në mediat e Serbisë (Tanjug, B92,Kurir, Telegraf, Blic, Sputinik, Vecernje Novosti etj..)

“Jo vetëm Preshevën, por jam i gatshëm të vizitoj edhe Beogradin, të prezantoj shtetin tim në ndonjë samit ndërkombëtar, nëse ftohem. Fundja vetëm me takime dhe vizita të ndërsjellta mes kryeministrave në rajon mund t’i kontribuojmë paqes dhe stabilitetit, në të rast fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, sic jemi në Kosova me Serbinë dhe vendet ne rajon”, ka thënë kryeministri i Kosovës, shkruan fullllimisht Sputin , duke ju referuar agjencise se lajmeve “Persheva Jonë”

Sipas kësaj, Telegrafi serb, shkruan se si mund që një i akuzuar për krime lufte nga Beogradi të pretendoi një deklaratë të tillë.

Sa i përket vizitës, Haradinaj kishte thënë se vizita e tij nuk varet vetëm nga dëshira dhe vullneti i tij, por edhe nga Beogradi.

“Unë nuk jam si Gjuriqi të lëvizi kaqak, ilegal nëpër kufij. Vizita ime, nëse mundësohet në Preshëve do të ketë protokol dhe me lejen e autoriteteve serbe dhe ndërkombëtare, sic veprohet me vizitat e burrave të shteteve tjera botërore”, ka thënë Haradinaj per “Presheva Jonë” transmeton Tanjug.

Në manifestimin tradicional “Takimet e Vendlindjes, 2018” do të marrin pjesë qindra shqiptarë nga Mefvegja, Lugina e Preshevës, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, por poashtu pos ftesës së kryeministrit Ramush Haradinaj, është ftuar edhe presidentit Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.

SHPËRNDAJE