Një nga pasardhësit e familjes legjendare nga Prekazi, Murat Jashari ka shprehur kritika të shumta në RTK me rastin e katër-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se Kosova nuk ka përparuar fort në këto katër vjet dhe në përgjithësi ka rënë vullneti dhe dëshira për të punuar. “E kemi sektorin e shëndetësisë të dobët, e kemi sektorin e arsimit që nuk është në nivel, dhe kemi shumë probleme në gjyqësor. Përgjegjësinë për këtë e kanë ata që kanë shkuar derë më derë, qytet më qytet për të kërkuar vota. Nëse nuk janë të zotë të udhëheqin duhet t’ua lënë vendin gjeneratave të reja”, ka thënë Jashari. Pas një pauze Jashari kërkoi falje për ato që tha dhe i luti qytetarët t’i mirëkuptojnë kritikat e tij dhe t’i marrin si gjykime reale.

 

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=VR_XZ-xGwPg

SHPËRNDAJE