Ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Turizmit të Shqipërisë nuk ka bërë asgjë për promovimin e vlerave turistike të Shqipërisë, qeveria japoneze ka publikuar disa broshura ku i fton shtetasit e vet që të vizitojnë Shqipërinë, si edhe të kalojnë pushimet në të gjitha pikat e rralla turistike të Shqipërisë nga jugu në veri.

Ndërsa, kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Sadik Malaj, ka thënë se për këtë vit është punuar shumë për promovimin e turizmit, pasi është një prioritet për Shqipërinë dhe që e ndihmon shumë ekonominë shqiptare.

Më tej, Malaj ka thënë se infrastruktura e zhvilluar do ta ndihmojë shumë edhe zhvillimin e turizmit.

SHPËRNDAJE