Japoni, mrekullia e vogëlushes 4-muajshe

Një fëmijë 4-muajshe në Japoni është nxjerrë nga rrënojat e tërmetit dhe është ribashkuar me familjen e saj katër ditë pas fatkeqësisë natyrore që preku vendin aziatik.

Vogëlushja, e cila u gjet nga ushtarët në “detin” e baltës që ka mbuluar Ishinomakin, është shndërruar në një simbol të shpresës për Japoninë e shkatërruar nga tërmeti 8.9 ballësh dhe cunami që e pasoi.

Pas tre ditë kërkimesh, familja kishte humbur çdo shpresë se mund të rishikonte sërish fëmijën, por një ushtar e gjeti vogëlushen të lagur, të ftohtë dhe duke qarë mes shumë njerëzve të tjerë të cilët nuk kishin mbijetuar dot.

“Mbetet një mister mbijetesa e një fëmije aq të vogël, por gjetja e saj na ka dhënë më shumë forcë për të vazhduar me kërkimet”, u shpreh një zëdhënës i ushtrisë japoneze.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni