Edhe një muaj pas aksionit ‘Monstër’, ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska nuk dha përgjigje se ku ishte Haki Aziri 6 ditë resht. Pyetjen e këtillë e parashtroi deputeti i PDSH-së Imer Aliu, sipas të cilit ministrja e Brendshme duhet të përgjigjet edhe për shkeljet dhe keqtrajtimet që u janë bërë të arrestuarve gjatë aksionit ‘Monstër’. “Pata pyetje konkrete, ku ishte ky person, Haki Aziri, gjashtë ditë ku ishte. Ti duhet ta japësh atë përgjigje.

Gjashtë ditë familja, opinioni nuk e dinin se ku është haki Aziri, ju e arrestuat dhe çfarë ndodhi pastaj, në burg sekrete, në vikend shtëpiza, ku janë ata. Ju sot duhet të prezantoni fakte. Ne jemi përfaqësuesit e atyre ët cilët ju i arrestuat, i baltosët i njollosët me lloj e lloj dezinformatash…Ti do të japësh përgjigje, ku ishte ky person 6 ditë, ti duhet të japësh përgjigje pse gruaja nga Haraçina u rrah në korridor të gjykatës, nga ana e policëve, kush janë ata policë. Kaloj një muaj dhe ti s’ke përgjigje, pastaj njëjtë edhe në burg, çdo ditë po rrihen të arrestuarit”, tha Imer Aliu, deputet i PDSH-së. Ndërkohë Jankullovska në stilin saj, me ofendime iu përgjigj deputetit Aliu. Ajo tha se MPB-ja ka kryer punën e saj dhe se tani procedura është në duart e prokurorisë dhe gjykatës përkatëse.“Ministria e Brendshme thënë thjeshtë, që të mund të kuptoni, sepse po shoh se asgjë s’po kuptoni, thënë më qartë, procedura para hetimore është kryer dhe në bazë të atij para-hetimi është ngritur padi penale për terrorizëm dhe ne nuk kemi arsye të fshehim se kemi siguruar argumente të cilat ia kemi dorëzuar Prokurorit përgjegjës. Ai më pas i ka dorëzuar para gjykatësit dhe ka kërkuar dënimin e personave të dyshuar. Krejt tjetra është një hetim i juaj jo i shkathët që të interpretoni, apo gabimisht të lexoni, apo fare të mos lexoni dhe të flisni, ashtu siç e bëni në të shumtën e rasteve”, tha Gordana Jankullovska, ministre e brendshme. Por seanca e sotme u karakterizua me një sërë intervenimesh procedurale. Deputeti i RDK-së Izet Zeqiri shtroi çështjen e mos pasjes mundësi për shtrimin e pyetjeve në 10 -shen e parë. Velanoski tha se PDSH-ja është ajo e cila kundërshton ashpër madje u shpreh se është kërcënuar me bojkot të koordinimit, në rast se Izet Zeqirit i jepet fjala në mesin e 10 deputetëve të parë. Kjo u kundërshtua nga zv/koordinatori i PDSH-së Ziadin Sela i cili tha se: ‘parlamenti është shndërruar në një pazar me në krye një kryepazarxhi që manipulon me parlamentin’.

SHPËRNDAJE