(AIK-Presheva-Jone)

Reali i Madridit këtë sezon përpos problemeve me organizimin e lojës dhe formimin e ekipit të “ëndërrave” tani ka probleme edhe brenda për brenda ekipit!


Mardhëniet mes portierit më të mirë në botë dhe ish futbollistit më të mirë në botë kanë filluar qysh më 20 shtator kur e dashura e Casillasit,Sara Corbonero (gazetare) kishte kritikuar lojën individuale të portugezit në ndeshjen kundër Espanyolit.

 

Kjo me sa duket I ka djegur shumë Ronaldos dhe menjëher I ka telefonuar Casillasit për tu ankuar,megjithëatë kapiteni i kombëtares Spanjolle I është përgjigjur yllit portuges duke I thënë ajo është puna e një gazetareje. Më pas,presidenti I klubit Perez në prani edhe të Valdanos I kishte marrur të dy futbollistët dhe aty Iker I kërkoi falje Ranaldos.

Edhe pse kjo ka ndodhur,sic raporton De la Morena mardhëniet mes dy futbollistëve kyq të “los blankos” edhe sot nuk janë të kënaqshme.

SHPËRNDAJE