James Rodriguez shumë shpejt do të prezantohet si lojtar i Manchester Unitedit

 

“Radio Caracol” nga Kolumbia raporton se James Rodriguez do të transferohet në Manchester United.

 

Madje, kjo radio ka paraqitur James Rodriguezin me fanellën e Manchester United. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet në fund të kësaj jave.

 

Ëndrra e James Rodriguez për ta veshur fanellën e Real Madridit zgjati vetëm tre vite, pasi kolumbiani të dielën i dha lamtumirën tifozëve në stadium.

 

Kolumbiani do të largohet pasi nuk ka të garantuar vend në formacion nga Zinedine Zidanes.

Me ardhjen e Zidane, James u gëzua – pasi siç kishte thënë ai “Zidane gjithmonë ka qenë idhulli im”.

 

Por, trajneri francez asnjëherë nuk besoi në cilësitë e kolumbianit, çka e shtyri që të largohet nga Reali që sipas mediave spanjolle kjo gjë tashmë ka përfunduar.

 

James u transferua në Real në vitin 2014 për 80 milionë euro nga Monaco. Ai ka bërë 109 paraqitje për Los Blancos, duke shënuar 36 gola.

SHPËRNDAJE