james-falcao-i-duhuri-p-euml-r-realin_hdTransferi i ri i Real Madridit, James Rodriguez, nuk e di nëse ish-bashkëlojtari i tij te Monaco, Radamel Falcao, do t’i bashkohet atij në Santiago Bernabeu, por thotë se sulmuesi do të përshtatej te Los Blancos.
Pas transferimit të mesfushorit, Mbretërit do të përpiqen që ta transferojnë edhe sulmuesin kolumbian, i cili ka qenë shënjestër e tyre që nga koha kur luante te Atletico Madridi.

“Ai nuk më ka thënë asgjë. Ne nuk flasim për gjëra të tilla”.

“Falcao është një golashënues i shkëlqyer dhe mund të luajë këtu, por kjo i takon klubit”, është shprehur James.

Rodriguez kompletoi kalimin e tij te Reali duke u bërë futbollisti i tretë më i shtrenjtë i klubit, pas Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo.

SHPËRNDAJE