-S’ka rëndësi ku jetoj dhe çfarë pune kryej, por mundem të ju tregoj se unë si profesionist i ekonomisë, ekspert kontabël i licencuar , ligjirues në fakultet me një numër të madh të punimeve shkencore të botuara, autor i shumë teksteve Universitare,pjesëmarrës në shumë konferenca ndërkombëtare në fushën e ekonomisë si ekspert, ku individët e subjektit të LPD-së nuk kanë mundësi as me i andërrua edhe shumë vite për arsye se nuk janë të rangut tim e as nivelit të barabartë, port në një niveli shumë më të ulët.Prandaj unë nuk do të bijë në nivelin e atyreve që nuk e kanë të qartë sa duhet terminologjinë dhe nuk e kuptojnë as vet çka do të thotë fjala dezertor.

 

Preshevë,9 korrik

 

Përkitazi me deklarata e fundit të Jonuz Musliut,kryetar i LPD-së,ku ka kritikuar sekretarin e deritanishëm Shefket Jakupin,për kinse dezertizëm të tij ndaj ish partisë së deritanishme,Shefqet Jakupi,ka deklaruar për “Presheva jonë” se nuk ka të bëj me kurrfarë dezertimi dhe se  tani duhet të mësohemi me jetën  e demokracisë,sepse jeta plurale e këto  veprime politike dhe se në politikë është gjithçka e mundshme. Jakupi, përmes telefonit  na deklaroi se ,është gjithçka normale që njerëzit të reagojnë në shenjë pakënaqësie kur humbin kuadro të afta nga radhët e tyre,që sipas tij,mbajnë përgjegjësi krerët udhëheqës të partisë politike LPD. Ai deklaroi për agjencinë tonë, se angazhimi im në këtë subjekt politik nuk ka qenë për interesat të mia partiake,sepse të gjitha sukseset në jetë i kam arritur duke u bazuar në forcat dhe aftësitë e mia profesionale dhe nuk kam pasur nevojë për ndihmën e askujt dhe akuzat që më janë bërë mua konkretisht nga LPD janë të demoduara dhe i përkasin monizmit dhe pjesës më të errët të politikës shkatërrimtare të njerëzimit. Ndërkaq,sa i përket veprimit tim politik,unë nuk e kam ndërmend të merrem me të kaluarën dhe me njerëzit e kësaj partie sepse ata i takojnë një rangu më të ulët politik dhe në të ardhmen do të punoj ashtu siç mendoj unë dhe siç është më së miri të jap kontributin tim për të mirën e popullatës së Luginës së Preshevës sepse këto na ka mësuar demokracia e kohës. Kurse, sa i përket vazhdimit të karrierës politike ,Jakupi për “Presheva jonë” deklaroi se do të angazhohet në politikë pa precizuar në cilën subjekt ose ndonjë parti që mund ta formon në të ardhmen,tha në fund të bisedës sonë telefonike,Shefket Jakupi,tanimë ish sekretar i LPD-së tani.a.i.

SHPËRNDAJE