Jahjaga po ka qejf me mbet si Tita, por ditet, orët po e qojnë kah ish-presidentja

TANJUG: “JahjAga nuk e ka ndermend te jep doreheqje..”(“Jahjaga nema nameru da podnese ostavku..”)

Presidenca e Republikës ka sfiduar subjektet politike që e vunë në majë të pushtetit Atifete Jahjagën, e të cilat tash kërkojnë nga ajo që pa përfunduar mandatin të lëshojë rrugë për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të kreut të shtetit – deklarimet në media t’i adresojnë në rrugë zyrtare. Jahjaga vetë nuk do të marrë kurrfarë iniciative.Arbër Vllahiu, këshilltar dhe zëdhënës i presidentes, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes së Jahjagës, si akt për t’u lëshuar rrugë zgjedhjeve presidenciale, ka njoftuar sot agjencia serbe tanjug, duke ju referuar mediave kosovare.

 

Megjithse , Jahjaga po ka qejf te  mbetet si Tita, por ditet, orët po e qojnë kah ish-presidentja, i ka deklaruar nje burim i sigurt nga radhet e PDK-se agjencise informative “Presheva Jone”, sepse ne kete post synojne personlitete e poltikane  te rreyer e shume me me pervoje dhe rte deshmuar kombetarisht ne skenen kosovare, cka nuk perjashtohet dorhejqja e Thacit nga posti i kryeministrit dhe te kandidohet per president..Per president potencial sikur ne qarshine e Prishtines po ashtu edhe ne kancelerite e godines se qelqte flitet per Ramush Haradinajn apo Behxhet Pacollin, por edhe Adem Demaci, i cili ka refuyuar kete post me keto kushte qe posedon presidentja aktuale, te cilen e quajiti si “presidente ceremoniale”.

Kurse ne vazhdim Tanjug duke ju referuar fjaleve te Arber Vllahiut ka shkruar se “Nuk ka nevojë që vullnetshëm të ‘lëshojë rrugë’ . Procedurat janë të qarta dhe duhet si në çdo rast tjetër të respektohet ligji dhe Kushtetuta. Nuk mundet presidenti i një vendi të deklarohet se ai është i gatshëm të dorëhiqet dhe të lëshojë rrugë sa herë ndërron raporti i forcave në Kuvend apo sa herë bëhen marrëveshjet dhe koalicionet e reja ndërmjet partive dhe subjekteve politike”.