Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri, Hashim Thaçi, kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Verore “Londra 2012”.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, kabineti i zonjës Jahjaga ka njoftuar se presidentja është nisur sot për në Londër, me ftesë të sekretarit të jashtëm britanik, Uilliam Hejg.

Kabineti i kryeministrit ndërkaq ka njoftuar gjithashtu përmes një komunikate se me fetsën e Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, zoti Thaçi do të marrë pjesë në darkën solemne për nder të fillimit të Lojërave Olimpike, që mbahet në London Guildhal.

SHPËRNDAJE