Prezantueset e motit nuk duhet të vishen kurrë me jeshille, të paktën në televizionin amerikan Fox 2.

Jessica Carr, prezantuasja e motit në këtë televizion, si zakonisht ishte paraqitur para kamerave për të dhënë motin dhe parashikimin gjatë një programi drejtpërdrejt të Fox 2. Të pranishmit në studio, vunë re se trupi i saj “u zhduk” dhe në transmetim dilnin vetëm fytyra, flokët dhe krahët, meqë fustani ishte me mëngë të shkurtëra.

Pas iluzionit të zhdukjes, televizioni shpjegoi se kjo ndodhte për shkak të sfondit me ngjyrë jeshile që përdorej për hedhjen e hartës gjatë parashikimit të motit.

Në rastin në fjalë, përvec sfondit jeshil, edhe prezantuesja është e veshur me jeshile, cka ka bërë “zhdukjen” e saj, pasi është marrë për sfond edhe fustani.

SHPËRNDAJE