Ja plani i Beogradit për marrjen e Veriut dhe copëtimin e Luginës së Preshevës

Epiqendra e planit të ri serb mbetet qyteti i Bujanocit si pika strategjike e kontrollit të Korridorit 10 , hekurudhës Beograd-Athinë , linjave të tubacionit Rusë të gazit “Lidhja Jugore”  dhe zonës ku do të hapet kanali ujor Danubë-Deti Egje, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve të një raporit konfidencial të Grupit të Kontaktit.

 

Nga Arben JAHIU

Qeverinë Serbe po e tmerron fakti që serbëve të veriut të Kosovës mundet ti jepet Autonomi e zgjeruar , nga  frika e efektit domino tek pakicat jo serbe në Sanxhakë , Luginën e Preshevës dhe Vojvodinë Të cilat do të ndjekin hapat e serbëve në Veri dhe fakti i krijimit të mundëshëm të krahinave autonome brenda shtetit Serbë ka nxitur Qeverin serbe të dal me plan të ri për Kosovën , duke kërkuar ndarjen e veriut si opsionin më të qëndrueshëm.

 

Deri sa bota ndërkombëtare po merret me   komentimin e idesë së Kryeministrit Dacic , Qeveria Serbe duke ditur reagimin e mundëshëm të Shqiptarëve ,  heshturazi po përgaditet për coptimin e Luginës së Preshevës .

 

Cfardo shkëmbimi i mundëshëm i territoreve me Kosovën , për Serbinë do të ishte i papranueshëm nëse  dy pikat strategjike liqeni i Gazivodës në veri dhe linja hekurudhore Beograd -Athinë  pjesa në Luginën e Preshevës  nuk do të kontrolloheshin nga Serbia.

 

Prandaj Qeveria Serbe , nëpërmjet infiltrimit  dhe stimulimit ka ndihmuar “fitoret” e partive politike në Luginën e Preshevës  që  shtrihen në nivele lokale  , duke sabotuar dhe minuar të gjitha tentimet për krijimin e institucioneve regjionale që Luginën e  e paraqesin si regjion në vete .

 

Epiqendra e planit të ri serb mbetet qyteti i Bujanocit si pika strategjike e kontrollit të Korridorit 10 , hekurudhës Beograd-Athinë , linjave të tubacionit Rusë të gazit “Lidhja Jugore”  dhe zonës ku do të hapet kanali ujor Danubë-Deti Egje. Aty me ndihmën e bazës ushtarake “Cepotin” dhe mbështetjes qeveritare serbe , Serbët lokal nxisin tensione etnike duke sabotuar vazdhimisht bashkëpunimin me Shqiptarët .  Me qëllim , coptimin administrativ të Luginës së Preshevës në dy zona : serbe dhe shqiptare.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni