Ja përse aroma e ushqimit ju ndihmon të bini në peshë

Aroma e ushqimit mund të na ndihmojë që të humbasim në peshë. Një grup studiuesish holandezë, të drejtuar nga René de Wijk, propozon një zgjidhje origjinale: Kush dëshiron të humbasë në peshë mjafton të luajë më intensitetin e aromës së ushqimit.

Kështu përpara se të përtypni një ushqim që ju pëlqen shumë duhet t’i merrni erë më parë. Ju e dini edhe porosinë e përhershme: Ushqimin ndajeni në copa sa më të vogla sepse kjo do t’ju ndihmojë që të hani më pak dhe të ngopeni më shpejt. Ndonjëherë është shumë e vështirë të përmbahesh, sidomos kur ke përpara pjatën që të pëlqen më shumë.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se sa më e fortë të jetë aroma e ushqimit, automatikisht personi që po e konsumon është i predispozuar që të ndajë ushqimin me copa më të vogla.

Duke bërë një eksperiment me puding me vanilje, ekspertët vunë re se pudingun që kishte aromë më të fortë, bënte që njerëzit që e konsumonin ta shijonin me copa më të vogla se ata që provuan pudingun me aromë më të lehtë.

“Studimi ynë tregon se duke manipuluar me aromën e një ushqimi, mund të reduktohet 5 deri në 10 përqind përmasa e një copë që futet në gojë. Për rrjedhojë ndjenja e ngopjes arrihet më shpejt dhe gradualisht sasia e ushqimit në vakt reduktohet duke sjellë edhe ulje në peshë”, tha ekspertja De Wijk.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni