Bernë, 13 qershor – Më në fund ata që nuk duan të jenë në një parti politike, por që nuk rrinë dot pa komentuar zhvillimet politike mund të bëjnë pjesë në një subjekt të veçantë. Në Zvicër është themeluar një parti për njerëzit pa parti, e cila është pagëzuar parteifrei.ch. Kjo organizatë ka vendosur si moto të saj sloganin “për politikë të arsyes në vend të politikës partiake”, transmeton NOA.

“Partia e të pa partive” madje ka ambicie që të konkurrojë me listën e saj në zgjedhjet parlamentare për nivelin federal, që mbahen në këtë vjeshtë, shkruajnë mediet zvicerane.

Rreth dhjetë anëtarë të grupit themelues kanë miratuar një statut, të cilin kandidatët për zgjedhje e kanë si kusht që ta pranojnë atë. Partia e re ka për synim të angazhohet veç tjerash për vlerat si liria, demokracia, pavarësia, paqja, dhe qëndrueshmëria.

SHPËRNDAJE