Ja me çka po transportohet Grupi i Kumanovës, mbërriti edhe Sokoli (Foto/Video)

Fillon gjykimi i Kumanovës, Shkupi si në gjendje lufte

(E plotësuar) – Procesi gjyqësor i rastit “Lagjja e Trimave” në të cilin janë të akuzuar 29 pjesëmarrësit e grupit të armatosur në ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në “Lagjen e Trimave” – Kumanovë, ka filluar në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Para fillimit të seancës gjyqësorë, është vërejtur numër i madh i forcave të policisë si dhe helikopterë.

Forca të mëdha policore me mjete të blinduara po transportojnë të akuzuarit e rastit të Kumanovës të ngjarjeve të 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Në mesin e tyre në gjykatë është sjellë edhe Sami Ukshini – i njohur si komandant Sokoli. Forca të mëdha policore po mbajnë të blinduar zonën, ndërsa po lejohet vetëm prania e gazetarëve të akredituar. Para gjykatës janë edhe familjarë të të akuzuarëve.

Para fillimit të seancës gjyqësorë, është vërejtur numër i madh i forcave të policisë si dhe helikopterë.

Përndryshe, 29 pjesëtarët e grupit të armatosur, sipas aktakuzës akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë.

Trupi gjyqësorë për ta gjykuar rastin “Lagja e Trimave- Kumanovë” tashmë është caktuar. Gjykata e Shkupit ka miratuar aktakuzën për rastin edhe pse pala mbrojtëse pat kërkuar shfuqizim të akuzës dhe lirimin e të arrestuarve.

Kujtojmë se Avokati i Popullit ka hapur një lëndë për torturë policore ndaj të akuzuarve për të njëjtin rast.

***

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot duhet të filloj procesi gjyqësor kundër 29 personave të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë që u zhvilluan gjatë muajit maj të vitit të kaluar.

Nëpër rrugët e Shkupit shihen forca të mëdha policore, automjete të blinduara dhe helikopter që patrollojnë qendrën e Shkupit, aty ku gjendet edhe Gjykata Themelore Shkupi 1.

***

Sot fillon gjykimi për ngjarjet e Kumanovës, që u zhvilluan më 9 dhe 10 maj 2015.

Nga kjopërleshje mes grupit të armatosur dhe forcave policore u vranë 8 pjesëtarë të policisë maqedonase dhe 10 persona nga grupi i armatosur. Nëbankën e të akuzuarve pritet të ulen 29 persona, shumica prej tyre nga Kosova, por edhe nga Maqedonia.

Prokuroria Publike pritet që të dëshmojë tezën se personat e akuzuar kanë planifikuar një seri sulmesh terroriste në territorin e Maqedonisë.

Nga ana tjetër, pala mbrojtëse hedh poshtë akuzën për terrorizëm. Përveç opinionit dhe familjeve të viktimave, në pritje të epilogut të gjykimit janë edhe banorët e Lagjes së Trimave, në Kumanovë.

SHPËRNDAJE