Trajneri i kombtares shqiptare Xhani de Biazi ka publikuar dhe formacionin që do të luajë të mërkurën përballë Gjeorgjisë.

Porta do të jetë sigurisht Sajmir Ujkani. Reparti i mbrojtjes do të përbëhet nga Lila, Dallku, Veliu dhe Agolli. Ervin Bulku do të luajë përpara mbrojtjes ndërkohë që në mesfusha do të jetë e populluar me lojtarë të rinj. Muzaka, Hyka, Roshi dhe Vila do të furnizojnë me topa sulmuesin Cani i cili do të jetë i vetëm në këtë repart.

Sfida e së mërkurës mes kuqezinjve dhe Gjeorgjisë do të jetë dhe e 12-ta mes këtyre dy përfaqësueseve. Në 11 takimet e para kombëtarja jonë ka marrë 3 fitore, ka barazuar 2 herë dhe ka pësuar 7 humbje.

SHPËRNDAJE