(AIK-Presheva Jone)


Cilët janë filmat, që kanë mbërthyer para ekranit shikuesit e mbarë globit? Frikë, mister, romancë, teknologji, janë vetëm disa nga karakteristikat e më të mirëve të vitit.

Sipas veb-faqes më të popullarizuar “facebook”, filmat më të mirë të vitit që po lëmë pas 2010, e të cilët kanë rrëmbyer vëmendjen e shikuesve nga mbarë bota, janë përzgjedhur për nga subjekti regjisorial, dinamika e ngjarjeve dhe portretizimi mjeshtëror i roleve nga aktorët.

 

“The Social Network”

Na kujton çdo gjë, që David Fisher bëri pas realizmit të filmit më të famshëm të dekadës së fundit, “Benjamin Button”. Ndërsa rrëfimi i skenaristit Aaron Sorkin nuk tregon për rëniet dhe uljet në dashuri, por formëson mjaft bukur, atë se çfarë ndjenë protagonisti apo babai i ‘Facebook-ut’, Mark Zuckerberg. Ai është hakmarrës i prototipit tragjik, të atij lloji se atë që të tjerët nuk e kanë duhet patjetër që ta kenë të gjithë. Në një lojë të shkëlqyer artistësh, “The social network”, sjellë një lloj biografie të djaloshit të Harvardit, i cili arriti të krijojë një nga faqet më të famshme në botë të internetit, për të mundësuar komunikimin më të lehtë me të tjerët.

“A Prophet”

Njëmbëdhjetë muaj pas premierës së tij, kryevepra e Jacques Audiard, me performancën e mrekullueshme të Tahar Rahim, në rolin e një arabi të burgosur në mes dy kulturave, perëndimit dhe lindjes. Një realizim, që mbetet për një kohë të gjatë në mendjen e shikuesit, një rrëfim epik Darvinian.

“Toy Story 3”

Pavarësisht se publiku priste një lamtumirë të lodrave të Andy-t, por mbase jo të këtij realizimi të plotësuar të një tresheje magjike. Me regji të Lee Unkrich, skenar të John Lasseter dhe Andrew Stanton, realizimi i animuar fitues i çmimeve të shumta kinematografike, vjen nën zërat e aktorëve të shquar Tom Hanks, Tim Allen dhe Joan Cusack

“Another Year”

Më i miri i regjisorit Mike Leigh, që nga realizimi i “Topsy-Turvy”, një film ky i cili përbëhet nga një kastë tashmë e rregullt e aktorëve. Filmi i fundit trajton jetën e një çifti bashkëshortor, të cilët kanë arritur të menaxhojnë, të vazhdojnë të jenë të lumtur edhe pas shumë vitesh së bashku. Vitet e tyre janë të planifikuara sipas stinëve. Në secilën stinë shoqërohen nga miqtë, kolegët dhe pjesa tjetër e familjes, e që të gjithë vuajnë nga një mungesë e lumturisë. Luajnë aktorët Jim Broadbent, Ruth Sheen dhe Lesley Manville.

“I Am Love”

Magjia e shndritshme e aktores Tilda Swinton, tashmë është dëshmuar në kinematografi dhe ajo vjen sërish magjepsëse në rolin e femrës ruse, që ka imigruar në Itali. “Unë jam dashuria”, rrëfen tregimin e një familjeje të pasur, e cila jeton e rrethuar nga ndryshime të papritura. Në rolet kryesore Tilda Swinton dhe me regji të mjeshtrit sicilian Luca Guadagnino.

“The Ghost Writer”

Një shkrimtar i panjohur punësohet për të kompletuar kujtimet e një ish-ministri britanik dhe papritmas zbulon sekretet që e vënë jetën e tij në rrezik. Një realizim triller dhe politik i Polanskit, i cili edhe njëherë dëshmon aftësitë e tij në këtë zhanër. Në rolet kryesore interpretojnë aktorët Ewan McGregor, Pierce Brosnan dhe Olivia Williams.

“Inception”

T’i duash apo t’i urresh. Kjo është dilema kur bëhet fjalë për filmin më të përfolur të vitit, “Fillestari”. Në botën ku teknologjia ndërhynë në mendjen e njeriut, shkaktohet një evazion ëndrrash dhe puna më e vështirë është ajo e “Fillestarit”. Në regji të Christopher Nolan dhe lojën e aktorëve Leonardo DiCaprio, Joseph Gordon-Levitt dhe Ellen Page.

SHPËRNDAJE