Mediat amerikane kanë publikuar një lajm se zonja e parë Michelle Obama ka ndaluar aktoren Kerry Washington që të frekuentojë Shtëpinë e Bardhë dhe shkak për këtë është flirtimi i saj me Presidentin.

Michelle shkruajnë mediat ka hartuar një listë të femrave që dëshiron ti mbajë sa më larg bashkëshortit të saj 50 vjeçar. Fakt që zyrtarisht Shtëpia e Bardhë e cilëson si një abuzim gazetaresk. National Enquirer thotë se 48 vjeçarja ka planifikuar që të mbajë aktoren e njohur Washington sa më larg pavarësisht se është pjesë e Komitetit të Presidentit për Artin dhe Kulturën.

Një burim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë i tha “Mailonline” se historia është 100 përqind false. 35 vjeçarja Kerry Washington është një demokrate dhe ishte pjesë e fushatës presidenciale të Obamës në vitin 2008. Ka patur shumë paralele mes dëshmive të fundit shpërthyese dhe rolit të Washington në seritë e reja në ABC të quajtura “Scandal”.

SHPËRNDAJE