Ivanov: Pas zgjedhjes së Qeverisë, të bisedohet për emrin

 

Marrja e datës për negociata për hyrje në Bashkimin Evropian për Maqedoninë është e lidhur me çështjen për emrin dhe presim që pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë, ndërmjetësi Methju Nimic të ndërmarrë aktivitete konkrete për ta dinamuzuar çështjen dhe përfundimisht të vijmë deri te zgjidhja e pranueshme e ndërsjellët, deklaroi sot presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili qëndroi për vizitë në Dojran.

“Së pari duhet t’i urojmë kroatët që morën sinjal pozitiv nga Brukseli. Ajo është pozitive për tërë rajonin tonë dhe inkurajim për Maqedoninë. Siç tha eurokomisari Shtefan Fyle, pason Maqedonia, e cila duhet të marrë datë për negociata. Kjo është e lidhur me çështjen për emrin dhe presim që pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë, Methju Nimic të ndërmarrë aktivitete konkrete që të dinamizohet kjo çështje dhe të vijmë përfundimisht deri te zgjidhja bashkarisht e pranueshme”, tha Ivanov.

Paralajmërimet e këtilla të eurokomisarit Fyle, sipas shefit të shtetit, janë plotësisht reale.

“Ne jemi realistë në Maqedoni. Presim që edhe pala greke të qaset në mënyrë konstruktive siç jemi edhe ne konstruktiv ndaj secilit propozim të zotëri Nimicit dhe të kontribuojmë që rajoni të jetojë në paqe, në pajtim me perspektivat demokratike të Ballkanit”, tha presidenti Ivanov.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni