Kosova meqë ende nuk është anëtare e ITU-së, mund të përdor cilindo prefiks të telefonisë. Aio mund të zgjedh ose të Serbisë, të Shqipërisë, të Maqedonisë…apo ndonjë vendi tjetër, neve kjo nuk na prish punë. Kjo është një cështje e Kosovës…“ ka deklaruar sot për agjencinë informative kombëtare „Presheva Jonë“ z. Sanjay Acharya shef për marëdhënie me mediat në Unionin Ndërkombëtar tgë Telekomunikacionit  ( ITU) në Gjenevë.

 

Gjenevë/UNO, 7 shtator

Dje në Kuvendine republikës së Kosovës, ligjvënësit me shumicë votash kanë miratuar projektrezolutën lidhur me përdorimin e tri kodeve të huaja telefonike në Kosovë. Me këtë rezolutë parashihet që Kosova të shfrytëzoj kodin telefonik të Shqipërisë +355 dhe jo atë të Serbisë +381, të Monakos +377 dhe të Sllovenisë +386.. Megjthse  rreth përdorimit të kodit shqiptarë në Kosovër, Tiraan 007Artare ende nuik ka dhënë dritën jeshile, duket se autoruiteve ndërkombëtare ky propozim nuk i prihs punë.

 

Lidhur me rezolutën e djeshëm të deputetëve kosovarë  e cila kerkon që Kosova tash e tutje të heq dorë nga prefiksi i telefonsië serbe (+381) e të përdor atë shqiptare (+355)  zyrtarët e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit- ITU në Gjenevë nuk e kanë refuzura një gjë të tillë.

 

„Po, pse jo Kosova meqë ende nuk është anëtare e UIT-së, mund të përdor cilindo prefiks të telefonisë. Aio mund të zgjedh ose të Serbisë, të Shqipërisë, të Maqedonisë…apo ndonjë vendi tjetër, neve kjo nuk na prish punë. Kjo është një cështje e Kosovës…“ ka deklaruar sot për agjencinë informative kombëtare „Presheva Jonë“ z. Sanjay Acharya shef për marëdhënie me mediat në Unionin Ndërkombëtar tgë Telekomunikacionit  ( ITU) në Gjenevë.

 

Madje, sipas z. Acharya nga  ITU „përderisa Kosova nuk është anëtare e ITU-së, kupto e OKB-së, ajo mund të zgjedhe prefeksin e telfonisë për vendin e vetë. Kjo gjë organizatën tonë nuk e pengon fare. Tash mbetet cështje e  Shqipërisë se sa ajo është e gatshme ta pranon një propozim të tillë nga prishtina, që edhe Kosova të përfshihet në  kod, prefiks cfarë sot e posedon Shqipëria..“

 

Ndërsa, një burim tjetër i kësaj oragnizate ndèerkombëtzare ka pohuar për agjncinë tonë se „kjo die fillimisht mund të jetë e mirë në rend të parë për Kosovën, por dikur mund të shkaktoj pak konfuzion, sepse Kosova nëse sot jo, një ditë do të jetë anëatre e OKB-së dhe autmatikisht edhe anëtare e ITU-së. Dhe, sigurisht një ditë Kosova duhet ta ketë kodin e vetë si shete, vend anëtare e ITU-së, sepse në këtë organizatë nuk mund të pranohen anëtare dy vende, me dy flamuj të ndryshëm,  me kod të ngjajshëm të telefonisë. Prandaj, herdokurdo një ditë Kosovës, duhet ta lë kodin e telefonisë shqiptare, para anëtarësimit në ITU..“

SHPËRNDAJE