drooooggNë Kosovë një pjesë e heroinës mund të ripaketohet dhe ka mundësi të ndryshme të transportimit

 

Shteti kosovar por edhe vendet e tjera të Evropës Juglindore, janë një ndër objektivat kryesore të trafikantëve të narkotikëve.

Rruga më e shkurtër për transportimin e heroinës nga Afganistani, si vend prodhues, deri në shtetet perëndimore, si vende konsumuese, njihet si “Rruga Ballkanike”, shkruan Tribuna.

Kjo rrugë nis nga Afganistani, pastaj kalon nëpër Turqi ose Rumani, Bullgari e më pas përfundon në Greqi. Ndërkaq, rruga tjetër kalon nëpër Turqi, Bullgari, Maqedoni ose Serbi, Kosovë dhe vazhdon nëpër Shqipëri ose Mal të Zi.

Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për itinerarin e lëndës narkotike dhe kriminalitetin, të cilat janë përmbledhur në një raport.

“Në Kosovë një pjesë e heroinës mund të ripaketohet dhe ka mundësi të ndryshme të transportimit”. Malli mund të transportohet drejt Malit të Zi e më tutje në Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe më gjerë”, shkruhet në raport.

/Shekulli Online/S.H./

SHPËRNDAJE