Italia ka vazhduar serinë fenomenale ndaj Gjermanisë. “Azzurët” me dy golat e Mario Balotellit e ka përmbyllur pjesën e parë ndaj Gjermanisë, me rezultat 2:1, në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale në “Euro 2012”.

Gjermania e cila kishte filluar kampionatin evropian, që po mbahet në Poloni dhe Ukrainë në mënyrën më të mirë, sërish dëshpëroi në ballafaqim me Italinë. Këta të fundit vazhduan serine e shkëlqyeshme në përballje me gjermanët në kuadër të garave zyrtare.


Italia u kualifikua në finale duke iu bashkuar Spanjës në finale. Gjermanët edhe këtë takim e nisën furishëm, duke rrezikuar tri herë radhazi vetëm brenda 15 minutave të parë, por italianët ishin më të saktë në realizmin aksioneve duke shënuar dy herë nëpërmjet Mario Balotellit. Së pari shënoi në minutën e 20-të, kur me kokë shënoi nga afërsia pas harkimit të Cassanos, derisa Badstuber mbeti i shtangur para italianit të natyralizuar, 1:0. Ndërkaq në minutën e 36-të, Balotelli pasi i shpëton kurthit të pozitës jashtë loje, nga 16 metra me goditje të fuqishme mposht për herë të dytë portierin, Neuer, i cili vetëm shikoi topin derisa futej në portë, 2:0. ndërkaq golin e vetëm në këtë takim, për Gjermaninë e realizoi Ozil në minutat shtesë të takimit, pasi Barzoleti kishte luajtur më parë me dorë brenda zonës. Megjithatë kjo ishte e tëra çfarë mundën të bëjnë gjermanët.

Ndërkaq rastin më të mirë, gjermanët e kishin në minutën e 5-të, Hummles pas goditjes nga këndi plasoi topin drejt portës, por Pirlo doli shpëtimtar duke evituar më të keqën pasi që portieri dhe kapiteni, Buffoni, vetëm ishte i mposhtur. Por “gardiani” i portë italiane më pas tregoi vlerat e tij duke ndalur goditjet e fuqishme nga Kroos (13’) e Khedira (35’). Përzgjedhësi, Joakim Low, në 45 minutat e dyta reagoi duke inkuadruar në lojë sulmuesin veteran, Miroslav Klose, por ky i fundit asnjëherë nuk ia doli të rrezikoi serish portën rivale. Ndërkaq rastin më të mirë e kishte Reus (62’), kur nga gjuajtja e lirë, goditi por Buffon sërish intervenon duke e dërguar topin në rivënie nga këndi. Derisa Gjermania kishte për detyrë të organizonte sulme për të shënuar, Prandeli ndryshoi paksa strategjinë duke aplikuar lojë më defensive. Megjithatë italianët ishin të rrezikshëm edhe me anë të kundërsulmeve. Marchicio kishte dy raste së pari goditi fuqishëm nga distanca ndërkaq më pas nga afërsia gjuan jashtë porte në vend se të pasonte tek Di Natale. Megjithatë edhe në rastin kur ai doli përballë Neurit gjuajti dobët.

Gjermania – Italia 1:2 (0:2)

Stadiumi kombëtar në Varshavë
Shikues:50.000
Gjyqtar: Stéphane Lannoy (Franca)
Shënues: Ozil (90’ pen.) – Balotelli (20’ dhe 36’)
KV: Hummles – Balotelli, Bonucci, Rossi, Motta

Gjermania: M. Neuer, J. Boateng (Diamanti), M. Hummels, H. Badstuber, P. Lahm, B. Schweinsteiger, S. Khedira, T. Kroos, Mesut Özil, L. Podolski Podolski, Mario Gomez (Klose)

Italia: G. Buffon, F. Balzaretti, A. Barzagli, L. Bonucci, G. Chiellini, A. Pirlo, C. Marchisio, R. Montolivo (Motta), D. De Rossi, M. Balotelli (Di Natale), A. Cassano (Diamanti)

Statistika – plus

Gjuajtjet në portë: 8-4
Gjuajtjet pranë porte: 8-6
Posedimi i Topit: 54%-46%
Goditjet nga këndi: 14-0
Pozitat jashtë loje: 0-2
Ndërhyrjet e Palejuara: 13-19

SHPËRNDAJE